Motori ikonë nga Toyota, 2JZ i përdorur kryesisht tek Toyota Supra e gjeneratës së 4 ishte në gjendje të arrinte shifra marramëndëse fuqie me pak modifikime, shkak kjo për famën e gjerë që mori. Qoftë kjo për makina rruge, garash drag, pistë, drift etj. Kjo na shton kurreshtjen se si është ndërtuar ky lloj motori kaq perfekt. Videoja e sotme do ju tregojë pikërisht këtë gjë.
Kanali That Racing Channel në Youtube ftoi pronarin e një motori 2JZ që ishte modifikuar në 1500 kuaj dhe hequr drejt e nga një Supra. Pronari, i quajtur Jay Meagher, ka një mal me njohuri dhe është një veteran në modifikimin e motorave 2JZ dhe nqs dikush mund të thotë diçka në lidhje me këtë lloj motori ai është ai.
Sipas tij, ky motor i prodhon 1500 kuaj në rreth 50psi boost-i dhe ka punuar me këtë boost për 2 vite duke bërë më shumë se 150 gara 402m. Dhe po, është i njëjti motor siç është ndërtuar në fillim. Madje dhe kur hapen në brendësi është çuditërisht shumë i pastër, por jo perfekt. Duket që ka filluar gryerja e boshteve dhe bronxinave nga mungesa e arritjes së vajit, si dhe një rrjedhje vaji në cilindrin 3.
Blloku, pistonat dhe bjellat janë në gjendje fantastike, me fare pak gryerje ose fare. Meagher tregon që shumica e pjesëve në motor janë stock nga fabrika, një çmenduri duke konsideruar që ky motor tashmë prodhon 4 herë më shumë fuqi sesa stock. Kjo është magjia e 2JZ.