No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Ken Block-ut gjithmonë i bien për të ngarë makinat më të frikshme, qofshin ato elektrike ose jo. Kampionati i FIA World Rallycross ka bërë të ditur në një njoftim zyrtar në Twitter që Ken Block do të marrë pjesë në kampionatin e Projekt E Series në 2020 me një Fiesta e gjitha elektrike e ndërtuar nga Stard Advanced Research & Development në Austri. Projekti i garave cross elektrike është një projekt i ri dhe gara po zhvillohet në përkrahje të saj.

Publicitet
protire

FIA publikoi dy skema se si Fiesta që do ngitet nga Block do të duket në pamje anësore. Ajo është e mbuluar nga ngjyrat dhe stickerat tipik në çdo makinë të Ken Block dhe sigurisht logo me shumicë të Monster Energy.

Sipas ndërtuesit të makinës, ajo është e bazuar në një Fiesta të gjeneratës së 8 dhe përdor 3 motorë elektrik që të kombinuar prodhojnë 613 kuaj fuqi dhe 1000NM torque. Ka dy transmisione, një për çdo aks, që bën të mundur që fuqia të shkojë në të katërta gomat njëkohësisht. Sa i përket performancës nuk ka shifra zyrtare por dihet që shpejtësia maksimale arrin deri 250km/h. Duke i njohur makinat elektrike dhe fuqinë e menjëhershme që ato kanë, një kabinë e tillë me 600kuaj dhe 1000NM do të jetë goxha e shpejtë.

Ken Block nuk ka reaguar në twitterin e tij për këtë lajm por ai shprehet se lajme të mira do të dëgjohen së shpejti rreth tij.

Share with: