Share with:


Në fillim ishin thjesht thashetheme, por tani është zyrtare dhe ngelet vetëm të vajtojmë për GT350 dhe GT350R.
Me daljen në skenë të Mustang Mach 1, një Mustang i dedikuar për pistë, si dhe GT500 me 760 kuaj, makinat top range tek Mustangu dukej se po ndoteshin disi. Kështu Ford e konsideronte këtë gjë një problem, ta paturit kaq shumë makina performance, ndaj e zgjidhi duke anulluar prodhimin e tij.

Në fakt kjo nuk është dhe aq surprizuese. Heqja e GT350 dhe GT350R nga flota e Mustang është e justifikueshme përderisa Mach 1 ka pothuajse të gjitha pjesët e perfomancës së GT350 dhe GT500 është diçka akoma më e mirë, mungesa e GT350 nuk do ndihet sa mendojmë ne. Për disa edhe është lajm i keq. Kombinimi i 525 kuaj nga një V8 me aspirim natural me kamion manuale me 6 marsha ishte vërtet diçka e veçantë tek GT350, sidomos kur motori i tij ishte në gjendje të arrinte 8250rpm.

Për disa ishte Mustangu perfekt pasi nuk kishte aq fuqi sa të kishte nevojë për ndihmën e sistemeve elektronike të sigurisë apo një kamio automatike me dopio freksion. Shoferi e shijonte të ngarën sepse amortizimi ishte me i lirshëm sesa tek GT500 dhe zhurma ishte fenomenale.

Share with:


protire