Share with:


Pothuajse 1000 kuaj fuqi të pastër nga një V8 amerikane.
Aspirimi i detyruar mund të jetë mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të prodhuar fuqi me bollëk në garat e dragut, por ka gjithmonë diçka të veçantë kur bëhet fjalë për projektet me aspirim natyral. Ja pse kjo Holden me një LS7 që prodhon 950 kuaj është diçka që duhet parë.

Makina në video është një Monaro Coupe, ose Pontiac GTO siç njihet në Amerikë, me një LS7 7.4L me testatë, boshte me gunga dhe një intake të prodhuar nga Higgins Race Heads. Pronari i saj, Tim Holmyard e dërgoi motorin e makinës në dyno për të testuar disa modifikime të reja, dhe rezulatet dolën më mirë nga çpritej.

Falë modifikimeve motori tashmë prodhon 958 kuaj fuqi nga 820 që prodhonte më parë dhe 935NM torque në 6400rpm. Ajo çfarë është më e veçantë se fuqia qe prodhon ky motor, është zhurma. Si gjithmonë një motor i aspiruar natyralisht që prodhon pothuajse 1000 kuaj fuqi pa ndihmën e turbove do ketë një zhurmë brutale. Vetëm imagjino se në çfarë makinash mund ta hedhësh këtë motor.

Share with:


protire