Share with:


Të vendosni një Tesla në krah me një makinë muscle të 70’ është përkufizimi i gjërave të kundërta. Janë 5 dekada të shndërimeve teknologjike në botën e automjeteve dhe normalisht do të ketë kaq diference. Zhurma kundër qetësisë, 8 cilindra kundër 0, djegja kundër elektrikes. Po sikur ti bashkonim këto skaje kaq të kundërta?

Një rast i tillë është bërë i mundur nga Revolt Systems, kur ata vendosën se duan një sistem elektrik në një Ford Mustang të 1965. Ata donin ti jepnin një jetë të re kalit 55 vjeçar dhe u lidhën me disa ekspert të Tesla swap tek EV West. Ata bashkuan eksperiencat për të krijuar një setup nga Tesla që mund ti shkonte shasisë së pothuajse çdo makine klasike amerikane. Kjo bëhej e mundur në një mënyrë që makinat ti mbanin pjesët që kishin nga fabrika (shumicat), teksa motori elektrik mund të montohej për së gjati tek të njëjtat mbajtëse motori.

Revolt shprehet se motori i tyre elektrik është në gjendje të prodhojë 600 kuaj dhe rreth 1200NM torque. EV West tregon që motori është huazuar nga aksi i pasëm i Tesla-s dhe do të ketë gjithashtu dhe një upgrade “P” (Performance).
Sidoqoftë shumë përdorues të makinave muscle klasike nuk do të heqin dorë nga ideja e një V8 për një jetë më të qetë. Sepse V8.

Share with:


protire