A jeni i denjë të ngisni një G Class, Mercedes Benz godet me reklamën e re

Share with:


Dihet që kompanitë e mëdha të makinave, sidomos ato gjermane, kanë një ego shumë të lartë dhe në çdo reklamë mundohen të tregojnë një nivel të lartë të makinave gjermane. Mercedes Benz është ndër to, mos të themi në krye. Një nga modelet që ata janë më shumë krenar është sigurisht G Class. Madje kanë bërë një video të plotë rreth tij dhe sesa mund të jesh i denjë mjaftueshëm për të ngarë një G Class, shiheni më poshtë.

G Class është një makinë madhështore, shumë e aftë për offroad duke sjellë padyshim një luks që vetëm Mercedes Benz mund ta ofrojë, por përsëri duket që adhuruesit e saj preferojnë modelet e vjetra për ti nxjerrë offroad. Në video shihet sesi Mercedes Benz i drejtohet klientit që do të ngasë një G Class, që ai duhet të jetë i denjë që të hipi tek ai, madje i ofrojnë trajnime që të përshtatet me makinën.

Në video shfaqet dhe një grua e moshuar që dhe ajo si pasagjere trajnohet për të qënë brenda një G Class. Me ktë video Mercedes Benz tregon dhe njëher se niveli i makinave të tij është i lartë, sipas tij sigurisht, dhe për të ngarë një të tillë duhet të jesh i përgatitur.

Share with:


protire