Pak a shumë të gjithë e dimë kush do të fitojë, pasi 702 kuaj janë shumë më shumë sesa 450, por gjithsesi është bukur të shohësh gara të tilla. Dodge 1500 TRX është krijuar për të vetmen arsye që të mposhtë F-150 Raptor e Fordit. Me peshë pothuajse të njëjtë, TRX është shumë më i fuqishëm dhe i shpejtë sesa F150 Raptor, por është bukur të shohësh kalimin e titullit të kampionit të ri.
Ajo që bën më shumë përshtypje në videon e marrë nga The Fast Lane Truck, është shpejtësia që 1500 TRX ka. Teksa Raptor se ka problem të mposhti Rebel-in de Trail Boss-in, mendohet që do i japi një garë të denjë dhe 1500 TRX, sepse edhe pse me 702 kuaj ai vjen me goma terreni të ashpër që nuk janë shumë të mira për shpejtësi të larta. Por jo, Ram 1500 TRX lë një hapsirë goxha të madhe mes tij dhe Raptorit duke justifikuar kështu 702 kuajt e tij, duke hedhur nga froni të famshmin F-150 Raptor.