Pas postimit të djeshëm, vazhdojmë flasim përsëri për gomat.
Të jetosh në Tiranë, apo Durrës ose qytete të tjera jo shumë lart mbi nivelin e detit, është shpesh sa bukur aq edhe shëmtuar.
Ana pozitive është se zakonisht, në gjëndjen të të keqe të motit në dimër, ajo që të ofrohet është vetëm era e ftohtë dhe një shtresë e hollë akulli. Nga ana tjetër, nuk mundesh të shijosh bukurinë që bora i jep qytetit. Kështu që me ardhjen e dimrit pavarsisht se e këshillueshme, jo gjithmonë është emergjente të ndërrohen gomat.
Por duke qënë një proçedurë pak e njohur në vendin tonë, një video e cila shpjegon diferencat midis dy llojeve të gomave, do të ishte mjaft informuese për të gjithë.