Share with:


Viti 2020 po kalon, dhe me një vit kaq të shëmtuar, një video me budalliqe ne makina është ajo që na duhet. Fatmirësisht, Cleetus Mcfarland ka menduar për këtë, duke parë se çfarë është e zonja të përtypë turboja 88mm që ka në Corvette e tij C6. Nëse ju kujtohet ishte i njëjti që karikoi me nitro me presion 850psi një keychain në formë turboje.

Ai i drejtoi dalje e turbos, pra aty ku ajri i kompresuar nga turboja hyn në motor, nga një tabelë qitjeje për të parë sa do të nxirrte në atë drejtim. Një sërë objektesh të pazakonshme hidhen brenda helikës së turbos ndërkohë që ajo rrotullohet me mijra xhiro për minutë, si psh një banane, një impiant silikoni për zmadhim gjoksi etj. Nëse jeni kurioz, ndiqni videon.

Share with:


protire