Cadillac Catera ishte disi mbi peshën mesatëre të makinave në kohën kur doli, më shumë se 1.7 ton dhe 200kuaj nuk mund të krahasohej më një makinë gjermane. Por, po ti fusim një LS mbrenda, gjerët ndryshojnë. Epo këto janë gjëra q i bëjnë heronjtë. Blerësi i këtij Catera e dërgoi makinën e tij tek Lingenfelter Performance Engineering për ti hedhur një LS6 V8 nën kofano si edhe një kamio manuale me 6 marsha.
Por duke e parë që një LS6 spo i pëlqente në performancë tek kjo makinë, ai ju drejtua përsëri LPE për ta ndryshuar disi bllokun dhe ta kthente atë në një 7.0L V8 nga një C5.R, praktikisht një LS7 por para se ai të dilte në prodhim nga GM. Ndër modifikimet të tjera mund të përmendim një diferencial limited slip, frena me disqe nga një Opel Omega, dhe susta dhe amortizator nga Eibach dhe Steinmetz.
Edhe pse nuk ishte i sigurt sesa kuaj apo torque nxirrte kjo Catera tani, por duke u bazuar që C5.R prodhonte rreth 610 kuaj kurse një LS7 dilte me 570 kuaj, mund të themi që kishte një përmirësim të dukshëm nga 200 kuaj. Dhe mbi të gjitha ishte rwd.