BMW tani ofron pjesë performance direkt nga divisioni M

Share with:


BMW ka lançuar një nga departamentet e saj më të reja që i përket shitjeve të pjesëve M Performancë. Ato mund ti shkojnë në disa raste edhe një seria 5 por janë bërë posaçërisht për përmirësimin e M5 F90 facelift. Jo vetëm bodykit dhe panele karboni por edhe pjesë që rrisin performancën e makinës për ta bërë më të shpejt në pistë dhe jashtë saj.

Në thelb ky departament i ri është një aftermarket i direkt nga BMW. Ajo prodhon pjesë për blerësit që duan ta bëjnë M5 e tyre më të shpejtë apo dhe ndryshime visuale. Sigurisht duke qënë pjesë origjinale direkt nga BMW kjo nuk shmang garancinë e makinës. Pjesa më e madhe e pjesëve janë kryesisht ato visuale si kapakë karboni për pasqyrat, difuzorë, ndarës, llaska etj, por përfshihen dhe disa pjesë performance si ferrota sportive dhe susta garash për M5 dhe M5 Competition. Ka gjithashtu dhe një sistem shkarkimi dhe marmita për versionet e naftës që është diçka për tu vlerësuar. Ka 5 disajne të ndryshme disqesh secili nga 20′.

Për interiorin BMW shet një timon M me shtesa alcantara, vende për gishtat, qepje gri dhe një vijë e kuqe në orën 12 të timonit. Vjen me veshje lekure normalisht por mund të zgjidhje dhe fibrën e karbonit ose më shumë alcantara, varet nga preferencat. Nqs jeni pronar i një M5 mund të merrni timonin M Perfomance Pro që ka akoma shtesë duke përfshirë qepjen me 3 ngjyrat e BMW dhe një vijë blu në pozicionin e orës 12. Dhe qershia mbi tortë është një disajn i ri për levën e marshit që mund ta porosisni.

Të gjitha këto pjesë do mund të jenë në gjendje për tu blerë nga fundit i vitit kur dhe seria 5 facelift të dalë në treg.

Share with:


protire