Share with:


Një garë mes një Toyota me motor BMW dhe një BMW me motor Toyota. Ironike, apo jo?

Nqs dikujt i ka shpëtuar si detaj, Toyota Supra e re është teknikisht një BMW Z4 në vetvete. Të dyja makinat kanë të njëjtën shasi, amortizim si edhe motor apo kamio. Një krahasim i veçantë do ishte mës një BMW me 2JZ kundra një Toyote me motor BMW.

Kjo BMW M3 E46 ka 600 kuaj falë një setup-i me një turbo gjigande. Sigurisht bashkë me fuqinë janë bërë dhe përmirësime shasie, frenash dhe amortizimi për të përballuar fuqinë. Tek Supra e re, modifikimet e vetme të bëra janë një cold air intake dhe një marmitë sportive. Gomat janë të njëjta.

Supra, kombinuar me teknologjinë më të re se M3 arrin të marri një hov më të shpejtë në garën 402m falë launch control dhe kamios të shpejtë automatike. Por sapo BMW “shtrohet” arrin të marrë fitoren si përfundim. Kurse tek gara rolling, BMW nuk mundohet fare për të fituar pasi nuk vuan për fërkim.

Sigurisht BMW nuk është dhe aq e kompletuar sa Supra pasi edhe pse me gjithë atë fuqi, ajo nuk shfrytëzohet dot plotësisht në kthesa. Dhe diçka tjetër negative për BMW është se fillon të tej nxehet pas disa lapesh. Projektuesi i BMW 2JZ, Speed Academy shprehet se makina ka akoma vend për përmirësim dhe se do kthehen sesbën për një rematch.

Share with:


protire