Lia Block do të pilotojë Porsche me 1400 kuaj-fuqi në Pikes Peak në nder të babait të saj.
Vitin e kaluar, Ken Block synonte të vendoste një rekord të ri të përgjithshëm në Pikes Peak pas timonit të një Porsche 911 rozë të quajtur Hoonipigasus. Kjo nuk ndodhi sepse bota humbi tragjikisht yllin e sportit të aksionit në janar në një aksident me motor dëbore. Megjithatë, Porsche me 1400 kuaj fuqi jeton dhe në Pikes Peak të këtij viti, do të ngjitet në kodër me Block në timon. Kesaj here jo nga Ken, por vajza e tij 16-vjeçare, Lia.
Së fundmi në Instagram, Lia ndau lajmin emocionues. Megjithatë, ky nuk do të jetë një garim zyrtar me kohë, pasi ajo shpjegon se i duhet ende pak më shumë përvojë përpara se të ngjitet në majë. Shumica e moshatareve te saj ngasin makina nga 90 kuaj fuqi, ksaj është e kuptueshme që t’i duhet pak kohë për të zotëruar një 911 monstruoze për një nga vendet më të vështira të garave në botë.