6 burra në Texas dhe 1 në Illinois janë akuzuar për keqpërdorim dhe abuzim të skemës qeveritare Paycheck Protection Program si masë kundër krizës së Covid për të blerë makina të shtrenjta sportive si Lamborghini dhe Porsche.
Skema PPP ka të bëjë me kreditë e falshme për bizneset, me idenë që këta të fundit do i përdorin fondet për të mbajtur punëtorët në punë. Të gjithë së bashku këta 7 persona plotësuan 80 aplikime për kredi me një shumë prej 16 milion $, fonde të cilat i përdorën për të blerë një Lamborghini dhe një Porsche modelet e të cilave nuk janë bërë publike, por që gjykuar nga sasia e parave..
Makinat tashmë janë sekuestruar nga policia, dhe bizneset e tyre janë në investigim e sipër për deklarim të rremë të punonjësve të tyre dhe pagave që jepnin. Nuk është aq e lehtë të blesh makina kaq të shtrenjta kur periudha e bizneseve është më e vështirë se kurrë, sidomos në Amerikë, dhe të shpëtosh pa u kapur. Të gjithë u akuzuan më mashtrim të organizuar, madje 3 u akuzuan dhe për pastrim parash. Ca s’bëjnë çunat për një Porsche apo një Lamborghini!