Pa frena, pa fuqi, pa parashutë dhe tymi sa vjen e bëhet më i dendur, një skenë shumë e frikshme. Një shembull perfekt sesa e rrezikshme dhe tmerruese është të jesh një garues rruge, sidomos i një kategorie të tillë. Si do veproje nëse do ishe në një makinë me 1100kuaj që merr flakë kur je duke udhëtuar me më shumë se 250km/h dhe frenat janë duke u djegur? Sigurisht të mbetet vetëm të lutesh.
Videoja më e fundit nga 1320video në youtube fillon duke prezantuar një projekt vërtet të veçant rruge, një Audi RS3 me 1100kuaj me një parashutë në pjesën e prapme dhe nitro. Që në fillimi e shohim që makina është projekt serioz teksa lë pas një Mclaren 720s dhe arrin të qëndrojë kokë më kokë me një Nissan R35 GTR me 1250kuaj. Gjithçka shkon mirë derisa pas minutës së 4, menjëherë pas një gare tjetër me 720s, shoferi dhe kameramani vënë re që dicka prishet kur arrijnë shpejtësi prej 250km/h.
Motori i makinës pushon së punuari dhe në gjendje të vdekur makina vazhdon të ecë me shpejtësi të madhe dhe ata vënë re se nga pjesa e kofanos po del tym. Tymi fillon e bëhet më i dendur teksa shoferi provon mënyra për të frenuar por duket se frenat janë djegur. Parashuta nuk hapet gjithashtu dhe as frenat e dorës që në rastin e RS3 janë elektronike nuk hyjnë në punë.
Shumë shpejtë të dy e kuptojnë që nuk kanë në dorë shumë gjëra për të bërë, teksa presin të ulet shpejtësia vet dhe shpresojnë që tymi most ë kthehet në zjarr. Të përplasurit e makinës pas murit të autostradës eleminohet si shpëtim pasi egziston risku it ë ngecurit brenda në makinë. Ata hapin dyert e makinës dhe provojnë të ngadalësojnë makinën duke vendosur këmbët në tokë.
Ata arrijnë të dalin nga makina në kohë sepse 30 sekonda më pas makina shpërthen në flakë duke u djegur totalisht pa shpresën e rregullimit. Sipas 1320video, ajo çka shkaktoi zjarrin ishte linja e shkëputur e frenave e cila spërkati me alkool frenash diskun e frenimit, duke u ndezur deri sa makina ndaloi. Diçka e frikshme por fatmirësisht asnjë njeri nuk u dëmtua.