Share with:


Audi ka zbuluar një mori me informacione teknike mbi RS3-shin e ri, ku përfshinë dhe detajet për “RS Torque Splitter’

RS3-shit fringo të ri të Audit do ti përshtatet një aksesor super i nevojshëm për një makinë me katër goma aktive dhe performancë te lartë si modele RS: Opsioni drift. Duke qene se cilësimi drift është tepër “vulgar” për filialin e Volkswagen Group, është emërtuar “RS Torque Rear’.

Punon nëpërmjet shpërndarësit të fuqisë RS, por dhe si rezultat i disa hileve të brandit. Siç është konfirmuar nëpërmjet një konference për shtyp, para se të dilte informacioni teknik, kjo pjesë është identike me ‘R-Performance Torque Vectoring’. Sistemi që gjendet tek VW Golf R. Konfigurimi i softwarit i behet me porosi dhe për sa i përket pjesëve që punojnë me vaj, kanë disa lidhje me shumë disqe, një për secilin nga boshtet e pasme të drejtimit të cilat kontrollohen elektronikisht dhe e kanë te mundur të ndryshojnë plotësisht shpërndarjen nëpër goma. Nëse vendoset tek RS Torque rear, mund te çojë deri në 100% të shpërndarjes së fuqisë në një rrotë të vetme, dukë berë aq të lezecëm sa produktet RS të disa viteve me pare, vetëm mund ta ëndërronin ketë lloj ndryshimi.

Shpërndarësi nuk është aty vetëm për hir të të bërit gallatë me drejtimin shpejt dhe sipas dëshirës të gomave. Nëse e bën për vetëm një gome të pasme, duhet të jetë në gjëndje të eliminojë lëvizjen e vonuar të gomave në tërësi , meqë dhe Audi shpreh se RS3 ka një performancë neutrale në opsionin Auto. Kaloni tek opsioni Dynamics ose RS Performance dhe gomat e pasme do të jenë më të predispozuara për një makine me te shkathet dhe fun.

RS3 ka një motor 2.5 litra me 5 cilindra dhe lëvizjet drejtuese klasike 1-2-4-5-3.Fuqia rri e pa ndryshuar në 395bhp, ndërkohe qe shpërndarësi shkon diku tek 15 lb ft për të dhënë një numër prej 369,pse ndodh kjo? Sipas Audit është mjaftueshëm, dhe është e vështirë të vesh ne diskutim ketë kur 0-62 mph ia ka kaluar modelit të kaluar duke kapur një shifër prej 3.8 sekondash.

Duke bërë që RS3 të jetë e para që i përshpejton gjërat brenda klasës kjo makinë kap një të dhjetën e shpejtësisë së Mercedes-AMG A45 S. Dhe si për ti dhëne më shumë të drejtë të mburret, paketa dinamike RS mund të modifikohet dhe shpejtësia elektronikisht e limituar të rritet nga 155 mph në 180mph. Çuditërisht ka dhe një element të tretë të shpejtësie te shpjeguar më poshte, që makinat të cilat janë pa RS Package mund të kenë një limit maksimal deri ne 174 mph por duke përdorur nje opsion qe kushton dhe nuk leverdis.

Si gjithmonë të gjitha gomat janë të drejtuara nga nje S-Tronik me shtatë shpejtësi dhe marshe automatike, edhe pse RS3 ka një version më serioz te transmetuesit, bëhen mjaftueshëm manovrime me sasinë. Për tu përshtatur me versionin inteligjent të shpërndarësit RS, RS3 e ulin 10mm më poshtë se S3 dhe 25mm më poshtë se A3. Parakolpi i ulët dhe shasia e makinës janë të bëra me porosi, dhe gjithashtu dhe këndet e gomave janë një shkallë ekstra më negative. Shasia dhe amortizatorët para duhet të ridizenjohen për tju përshtatur akset.

Duke përforcuar mesazhin se kjo nuk është një makinë që ka cilësitë e një RS3 origjinal, mundet që edhe një Pirelli P Zero Trofeo Rs ,po të përshtatet nga fabrika si të dëshironi ju pa dyshim qe mund të kapë kohë mbresëlënëse në Nurburgring.

Kjo makine do te zbulohet muajin tjetër pa kamuflazhin e vet dhe në ketë pike Audi do të ketë konfirmuar detajet e tjera. Nga një anë gjithsesi nuk ka mbetur shumë për të zbuluar mbi ketë makinë.

Share with:


protire