No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Nqs jeni një fans i makinave italiane, tre shkronjat GTO ju kujtojnë sigurisht 250 GTO. Nese jeni fans i amerikaneve, Pontiac GTO do kalojë në mendjen tuaj, dhe nëse jeni I japonezeve Mitsubishi GTO. Nëse jeni I gjermaneve, Audi do ju sjellë memorie nga 90 Quattro IMSA GTO.

Pikërisht për Audin bëhet fjalë sot. Një përkujtim i ri i viteve të suksesit të Audit me Quattron e pamposhtur, vjen RS6 GTO Super Wagon. Modeli i fundit i RS6 është kamofluar më një mbështjellje retro me disqe të bardha dhe dalje marmitash në anësore duke sjellë kujtime që si kemi pasur kurrë. Ajo vjen me një motor që prodhon 700 kuaj dhe gjithë interior është zëvendësuar me një setup garish me roll cage dhe sediljet me karbon me rripa sigurimi garash.

Është e paqartë për momentin nëse një makinë e tillë është prodhuar nga Audi apo është thjesht një render. Fansat shpresojnë që të paktën 1 të prodhohet që të shohin në aksion një monstër si RS6 të modifikuar edhe më tej.

Frymëzimi ka ardhur nga kjo 90 Quattro IMSA GTO që jetoi për shumë pak kohë në fakt në sezonin e 1989, e cila përdorte një motor 2.2L 5 cilindërsh me një turbo gjigande KKK duke prodhuar kështu një figurë të cmendur torque prej 720NM. E bukura ishte kamio manuale prej 6 marshash që e conte në top speed rreth 310km/h dhe nga 0-100km/h për 3.1 sekonda. Figura goxha mbresëlënese për atë kohë. Ajo fitoi 7 nga 13 garat e sezonit por nuk ishte e mirë mjaftueshëm për të fituar Roush Racing atë vit.

Share with: