Këto lajme që të dyja kompanitë do futeshin në F1 I kemi dëgjuar dhe më parë duke na mbajtur ndezur, të paktën fansat e Audi dhe Porsche.
Por ksaj rradhe fjalët e hedhura më parë janë të vërteta.
Porsche ka qen në F1 disa herë por si ndërtues makinash në vitet 60, furnizues motorrash në vitet 80 dhe në 2019 ndihmoi në zhvillimin e motorrit V6. E sipas U.K. Car Magazine mendohet se do futen në F1 në vitin 2025.
Të gjithë jemi pak skeptik nga këto informacione duke menduar se si ka qen historia e tyre për tu futur në F1 por ksaj rradhe informacioni është pak më sigurt pasi ky info vjen nga Georg Kacher I cili punon ngushtë me Volkswagen Group.
Arsye pse ksaj rradhe lajmet e hedhura se Audi e Porsche do futen në F1 janë të vërteta pasi më parë buxheti I ka qenë shumë I lartë për tu futur në F1. Për 2021 skuadrat do kenë 145 milion $ në dispozicion, në 2023 mendohet të shkurtohet në 135 milion $. E për këto arsye të që në 2010 të dy kompanitë janë fokusuar me tepër tek program LMP1.
Duke qënë se F1 po vendos rregulla të reja cdo vit, sidmos në uljen e ndotjes në ambient, në 2022 përsëri do ndryshohen e do të jenë më të rreptë ku Formula 1 mendohet të prezantoj gjeneratën e re të motorrëve ku do jetë I fokusuar më teper në uljen e kostos për ta prodhuar, futjen e karburantit sintetik dhe me shumë elektrifikim. E për këtë gjë VW Group është përshtatur shumë mirë këto vitet e fundit, si Audi me makinat e tyre elektrike E-Tron por dhe Porsche në pordhimin e karburantëve sintetik e pervec kësaj këtë teknologji po mendojnë ta fusin në gjeneratën e re të GT2, GT2 RS, GT3, GT3 RS. Edhe pse Audi e Porsche kanë në zhvillim programe të tjera për gara ku vlen të përmendet LMDH sports portotype e mendohet të vijë në 2023 por asnjë nga programet nuk është kaq I kushtueshëm sa programi F1.
Kacher thotë se Porsche ka me shumë mundesi për tu futur në F1 pasi ka qënë disa herë ndërvite kurse informacionet tek Audi janë akoma të paqarta. Për Porsche kjo është një mundësi shumë e mirë pasi rrikthen kompaninë në origjinën e saj ose habitatin e saj , GARAT!!! E përvec kësaj tregon potencialin e saj për tu integruar me të ardhmen, elektrifikimin e mbrojtjes ndaj ambjentit.
Përgjigjen përfundimtare do e marrim shumë shpejt. Nuk është cudi e madhe nëse Porsche dhe Audi nuk futen në F1. Por duke marrë parasysh se sa shumë ka ndryshuar F1 këto vitet e fundit e ku po fokusohet më tepër zhvillimi I saj e ku do shkoj në vitet e ardhshëm mendojmë se ky është momenti I artë për VW Group.