Në vitin 2019 rezultojnë rreth 519 persona që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore, një rritje goxha e madhe kjo nga viti i kaluar. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së aksidenteve nga gjinia femërore e cila ka një rritje me 47% krahasuar me 2% nga ajo e meshkujve.
Në 2019 ka një raport prej 182 vdekjesh në 1 milion banorë për aksidentet rrugore, kjo kundrejt 52 vdekjesh për 1 milion banorë të BE, nëse e marrim si një të plotë. Nëse krahasohemi me disa nga vendet që kanë më shume vdekje nga aksidentet automobilistike ja disa shifra: Rumani (96 viktima për milion banorë), Bullgari (87), Kroaci dhe Letoni (të dy 77) dhe Poloni (75).
Aksidentet fatale në Shqipëri arrijnë të ngjajnë vetëm me ish vendet e Bashkimit Sovjetik si Rusia, Gjeorgjia, Kazakistani etj, ndërsa rekordin botëror e mbajnë shtetet e Afrikës me 260 vdekje për 1 milion banorë.
Për sa i përket grup moshave, sipas INSTAT, pjesën më të madhe të jetëve të humbura në aksidente e mbajnë grupmoshat 45-79 vjeç. 26 % përbëhet nga ato nën 34 vjeç.
Disa foto të grafikëve për sa i përket vitit 2019 mund ti gjeni më poshtë.