Share with:


Ferrari F355 është i fundit Ferrari i vërtetë ashtu siç cilësohet nga entuziastët, dhe si i tillë, meriton shumë respekt.

Në vitin 1999, me përfundimin e prodhimit të saj, ajo i hapi rrugë një epoke të re. Bashkë me mijëvjeçarin e ri, ndodhën edhe ndryshimet e mëdha. U prezantua Ferrari 360 Modena, i cili në një formë apo në një tjetër është Ferrari i parë modern…meqënëse ra fjala, 360 Challenge Stradale është unike por këtë po e lëmë për ditë tjetër…
Për 5 vite nga viti 1994 deri në vitin 1999 u prodhuan plot 11,273 F355. Ato ishin të paisura me motorrin V8 3.5L me 375 kuaj fuqi dhe 363Nm torque. Pesha (e thatë) e saj prej rreth 1350kg e bëri atë një nga Ferrarit më fantastik të prodhuar ndonjë herë. Kambiot e disponueshme ishin 2, me nga 6 marshe, njëra manuale dhe tjetra “‘F1’ electrohydraulic manual”.
Përveç të gjithave, diçka që nuk mund ta lëmë pa përmendur është zhurma. Ferrari gjithmonë ka qënë i njohur për motorra me zhurmë drithëruese dhe F355 nuk përbën përjashtim. Kjo, e “amplifikuar” edhe nga një sistem marmitash Capristo, prodhon atë e cila quhet EARGASM!

Share with:


protire