A do të përfundoje epoka e Chevy Camaro-s me edicionin e limituar në 2024?

Share with:


Fati i Camaro nuk dihet, nëse do të zhduket apo jo pas 2024 , por nëse këto informacione janë të vërteta GM duket sikur do ta zhduk Camaron me një të shtëne.
Në radhë të parë jemi pak të acaruar për faktin që planet për gjeneratën e 7-të Camaros u anuluan, dhe Camaro pas një “vdekje” të parakohshme në 2002 do të përfundoje sagën e saj pas 2024. Camaro i fundit përdori një platforme Alpha të cilën e përdorin Cadillac ATC dhe CTS. Të dy këto Cadillac po zëvendësohen nga CT4 dhe CT5 të cilët përdorin një platforme Alpha të updatuar. Camaro-s nuk i është përshtatur kjo platforme e re, kështu që pas vitit 2024 nuk do të ketë më asgjë.

Gjenerata e 6-të e Camaro-s ka qenë nëpër show-roome në vitin 2015 si modeli I 2016.
Pajisur me platformën Alpha dhe me detajet e reja të motorit, reklamohej si me e lehtë dhe më sportive se sa gjenerata e 5-të. Ishte gjithashtu më e shtrenjtë dhe dimensionet e interierit pak me të ngushta. Shitjet nuk arritën asnjëherë nivelin e gjeneratës se 5-të me një total prej 51,000 makina të shitura në 2018, një ulje prej 25% nga viti i mëparshëm. Ri-dizenjimi në 2019 gjithashtu nuk ndihmoi, e mbani mend emblemën tek parakolpi?, i uli edhe me shume shifrat e shitjeve. Pjesa që i vuri vulën ishte që anëtaret e grupit të GM Camaros si Inxhinieri kryesor Al Oppenheiser u shpërndanë nëpër departamente të tjera.
Të gjitha këto janë për tu ri-vlerësuar , për shkak se në terma performance Camaro ishte duke fituar pikë. 650 hp të fuqizuara nga ZL1, veçanërisht me opsionin 1LE lehtësisht mund të konkurojë dhe mundësisht të mundi makina si Dodge dhe Ford, nderkohe që SS/1LE mund të ketë një super performance dhe në kategoritë më të mira. Shpresat kanë qëne për një Z/28 tek gjenerata e 6-të, por ky program është mbyllur nga GM muaj më parë.
Për sa i përket lajmeve te mira? Kanali i Youtubit Lethal Garage raportoi se GM do të bejë një Collector’s Edition 2024 Camaro! Ka disa imazhe që po qarkullojnë por me sa kemi dëgjuar nuk është Collector’s Edition ZL1 por një info ngacmues nga planin për Z/28

Fjalët që dëgjohen për Camaron janë që do të jetë I pajisur me një paketë Collector’s Edition. Duke njohur mire GM kjo do te thotë që do të ketë brandim special dhe detaje të veçanta. Madje edhe disa punime në pjesën e trupit dhe me shumë mundësi pjesë si frena karbon-qeramike, por gjithsesi nuk presim që GM të hedhë shumë lekë tek kjo makine pa të ardhme. Ky mjet do të jetë i limituar në 2000 njësi dhe do të jetë i mundur në modelet SS, ZL1 dhe LT. Këto do të jenë 2000 Camaro-t e fundit që do të prodhohen tek fabrika e montimit Lansing Grand River Assembly Plant, kështu që ketë model konsiderojeni grand finale e Camaros. Gjithashtu kemi dëgjuar që këto Camaro do të jenë në ngjyre të verdhë, mbase ky është një homazh që i bëhet Bumblebee Camaro më të cilën u ri-lancua gjenrata e 5-të.

Me anuncimin e Cadillac CT5-V BLackwing shpresat ishin që Camaro ZL1 do të kalonte nga 650 hp në 668 hp, tek e fundit të dy motorët prodhohen në të njëjtën fabrikë dhe kjo do të lehtësonte prodhimin. Megjithatë kjo do të thotë që makina do të duhej ti nënshtrohej të tjera vlerësimeve.
Për sa i përket çmimit të CE Camaro nuk kemi akoma informacion dhe GM nuk ka nxjerre asnjë njoftim, dhe në fakt ka deklaruar “ Do te njxerrim informacionet për Camaro-n ketë vjeshte, modeli i ri do te jetë një V8 dhe do të ketë dizajn luksoz. Te gjitha updatet do të jenë të përshtatura për të përmirësuar makinën dhe experiencen e të ngrarit.”

Qarkullojnë disa fjalë që Camaro do të bëhet një EV me katër dyer pas 2024 por sigurisht që ne dëshirojmë të shohim diçka ndryshe në horizont.

Share with:


protire