Share with:


Cilesia e karburantit, cfarë na tregon numri i oktanë-ve tek lënda djegëse e benzinës?
Në lëndën djegëse të benzinës shohim një ndarje në bazë të numrit të oktaëve
Numri i oktanëve na tregon se sa rezistent është ky lloj karburanti ndaj vetëndezjes ose Knock sic i themi Anglisht. Sa më i lartë të jetë numri i oktanë-ve aq më i sigurtë është ky karburant për mjetin tonë.
Por a ndikon numri i lartë i oktanë-ve në fuqinë që mund të gjeneroj motori?
Drejtëpëerdrejt jo numri i lartë i oktanë-ve nuk do të thotë që ai karburant ka forcë më të madhe plasëse në krahasim me një karburant me më pak oktanë, por nëqoftëse e shohim nga ana mekanike dhe elektronike ne mund ta shfrytëzojmë fenomenin që karburanti me më shumë oktanë është me i durueshëm ndaj vetë detonimit dhe temperaturave të larta.
Si e shfrytëzojmë këtë fenomen ?
Mjetet e kohërave moderne sic e dimë kanë një kompjuter (ECU) që komandon punimin e motorit si: kur të hidhet karburanti dhe sa do të jetë sasia e tij në dhomën e djegjes dhe kur të jepet shkëndija nga kandela për të bërë të mundur djegjen e karburantit. Motori i një mjeti me benzinë ka katër kohë dhe i kryhen të katërta kohët në dy retullime të plota të kollodokut (720*) në parimin teorik veprimet bëhen në këtë formë ,
Koha e parë. Nga 0* ku pistoni e nis punën në pikën e sipërme të vdekjes në 180* kryhet thithja e ajerit të pastër dhe lëndës djegëse.
Koha e dytë. Nga 180* në 360* komprimohen (ngjeshen) dy elementët për të bërë përzjerjen e tyre sa më mirë dhe zvoglimin e dhomës së djegjes deri në vëllimin e para menduar nga konstruktori
Koha e tretë. Nga 360* ku pistoni është përsëri në pikën e sipërme të vdekjes dhe në këtë pikë bëhet ndezja e lëndës djegësë nëpërmjet kandelës, forca që krijohet nga ndezja e përzjerjes karburant/ajer e ul pistonin poshtë me forcë deri në këndin 540*.
Koha e katërt. Nga 540* pistoni ngrihet sipër për të nxjerë jashtë të gjitha mbetjet që ngelin nga djegja e karburantit, Në 720* perfundon cikli i katër kohëve.

Por në zhvillimin e këtyre cikleve në të vërtetë vërehet se në kohën e tretë ajo ku bëhet ndezja e karburantit nga kandela djegja nuk kryhet e plotë kur e japim shkëndijën ne 540* arsyeja është sepse sasia e karburantit në dhomën e djegjes nuk arrit të ndizet plotesishtë në momentin që duam ne për ti dhënë pistonit forcën maksimale për ta shtyrë poshtë.

Zgjidhja Është që (ECU) ti japë sinjal kandeles për të dhënë shkëndijën disa gradë para se të kryhet ngjeshja e plotë dhe pistoni te ketë arritur ne 540* në mënyrë që karburanti të ketë filluar djegjen e tij pak para dhe ne 540* të ketë arritur forcen e tij të plotë.
Në makinat e vjetra që nuk kanë patur një sistem me bobina ku shkëndija kontrollohet nga ECU koha e shkëndijës jepej nga distributori dhe në shumicën e makinave ishte e pa ndryshueshme.

Sa më shpejt deri në një farë këndi të jepet shkëndija para se pistoni të arrijë 540* aq më e fortë do jetë plasja dhe si pasojë po aq më e madhe do te jetë fuqia e perfituar.
Ketu lindi dhe problemi i karburanteve me oktan të ulët, Programuesit kërkojnë që të japin shkëndijën deri në 45* para pozicionit 540* ose pikës së sipërme të vdekjes në mënyrë që ti japin karburantit kohën më të gjatë që ai të digjet plotesisht kur të arrijë pikën 540* por në karburantet me oktan të ulët që janë më pak të durueshëm ndaj nxehtësive të larta kjo metodë shkakton fenomenin e vetë ndezjes (Knock) pra karburanti arrin pikën e djegjes maksimale para se pistoni të arrij në TDC (Pika e sipërme e vdekjes). Pistoni ka tendencën për të vajtur lartë deri në TDC* por ndezja e parakohëshme e karburantit e ndalon ate per te vajtur në TDC dhe si pasojë dëmi mund të arrijë deri në shtrëmbërimin e bjellës.

Kjo është rëndesia e oktanit në karburantin e benzinës dhe mënyra se si shfrytëzohet për të krijuar sa më shumë fuqi nga motori.
Pothuajse të gjithë mjetet që janë prodhuar gjatë 20 viteve të fundit arrijnë ta dallojnë cilesin e karburantit dhe mënyrën e djegjes që ai bën nëpërmjet disa sensorëve të montuar në bllokun e cilindrave që arrijne të dallojnë (Knock) me anën e këtyre sensorëve ECU rregullon kohën e dhënjes së shkëndijës deri në një farë pike ku makina të ruaj 90% të fuqisë të dhënë nga fabrika.
Ka shumë mënyra se si nxirret numri i oktanë-ve një nga më të përdorurat është dhe metoda (RON) Research Octane Number e cila teston lëndën djegëse në motorë me raport kompresioni të ndryshëm dhe nxjerr një mesatare.

Lenda djegëse e benzinës që do të hasim më shpesh fillon me 87octanë RON poshtë këtij numri motori sdo të jetë në gjëndje të prodhojë fuqinë e kërkuar e deri në 102ontanë RON ku motori ka munësinë të japë maksimumin e lejuar nga fabrika.
Maksimumin e oktanëve e arrin metani me 120oktanë RON por që nuk mund të përdoret ne motorët e mjeteve normale.

Share with:


protire