Përshtypja e parë: Ngritja e nivelit vjen në shumë perspektiva, ajo e cilësisë por edhe ngritja e makinës për vlerë të shtuar offroad por edhe onroad. V60 Cross Country e 2020 ndihet më luksoze dhe më e aftë për offroad gjithashtu.
Qëllimi kryesor i Cross Country është të plotësojë V60 e thjeshtë me aftësi për offoard, ndaj nëse e shihni atë në ndonjë reklamë do jetë duke çarë male ose borë. Xhiroja që ne bëmë ishte pak më ndryshe, edhe pse në zonë malore, ajo shijoi më shumë panoramat e vendit tonë në mënyrë të qetë. Ajo çfarë vumë re, ishte rehatia në kabinë në çfarëdo rruge që udhetojë, kthesa, rrugë të drejtë, zhavor, dhe, asfalt etj. V60 Cross Country duket si një makinë e rëndë në pamjen e jashtme duke marrë parasysh dhe elementët offroad apo hapësirën e pafund që ka, por peshon vetëm 1800kg falë një shasie alumini dhe ndihet shumë herë më e lehtë në ngarje.
Krahasuar me konkurrencën: Mund të themi që përveç Audi A4 Allroad nuk ka një konkurrent të drejtpërdrejtë për V60 Cross Country. Teksa Audi orientohet drejt performancës, nga të dyja ne do zgjidhnim V60 për eksperiencën brenda kabinës, materialet e përdorura dhe kombinimin perfekt të kambios me motorin.
Për ata që nuk e duan një SUV të mirëfilltë por dashurojnë offroad dhe hapësirën e kabinës kemi një zgjidhje perfekte për ju. Volvo V60 Cross Country sapo ka marrë update-n e fundit të 2020 dhe shfaqet më e paparë se kurrë.
Diferenca e CC (Cross Country) nga V60 standarte janë sigurisht amortizimi më i butë dhe ngritja më e lartë nga toka, pothuajse 20cm e lartë nga toka – një ngritje gjigande. Mos e ngatroni këtë ngritje me atë të një SUV tamam për offroad dhe të prisni të ngjisni shkëmbinj më një V60 CC, por ajo do ju cojë në mal me familjen tuaj dhe gjithë bagazhet pa problem dhe goxha rehatshëm.
Për eksperiencën e onroad, ndoshta ju tremb fokusimi i Volvos tek aftësitë e V60 CC për offroad. Nuk ka arsye, pasi amortizimi i butë i V60 do të korigjojë gabimet në asfalt më mirë se një makinë normale dhe teknologjia e saj do të ndihmojë në një ngarje sa më të rehatshme për një jetë të përditshme në qytet. E njejta gjë ndodh edhe në udhëtimet tuaja në kthesa, ku V60 CC u testua në itinerarin Tiranë – Boboshticë – Korcë – Prespë – Tushemisht – Tiranë dhe u soll në mënyrën më perfekte të mundshme, si në rrugë të asfaltuara dhe ato më të ashpëra.
Motori 2.0L Turbo me naftë i V60 ofronte goxha fuqi dhe ishte ekonomik mjaftueshëm për tu përballuar në një rrugë kaq të gjatë. 190 kuaj fuqi dhe 400NM ishin mëse të mjaftueshëm dhe kombinuar me kamion me 8 marshe automatike plus sistemin AWD nga Volvo, shpejtësia dhe përgjigja e makinës ishte ajo e duhura pa boshllëqe. V60 CC ofrohet gjithashtu me motorët e fuqishëm të benzinëz, T5, T6 dhe T8 por nga eksperienca jonë, motori i naftës ishte perfekt për një makinë të tillë duke përmendur dhe konsumin e saj me një mesatare prej 6.5L/100km.
Për sa i përket kabinës dhe interiorit, çdokush që ka ngarë një Volvo e merr me mend që dizajni minimalist i Volvos nuk mbetet aty. Ngrohtësia dhe familjarizimi që ky interior të ofron nuk ka të krahasuar, pa përmendur cilësinë superiore të materialeve të përdorura. Sediljet e holla janë çuditërisht maksimalisht të rehatshme dhe kombinimi i ngjyrave dhe materialeve të bën të ndihesh në shtëpi aq sa të jep dhe ndjesinë e luksit. Sinqerisht, nuk ka të sharë.
Ekrani i orientuar vertikalisht është goxha funksional dhe jo i mërzitshëm. Sistemet Android Auto dhe Apple CarPlay vijnë standarte në çdo V60 por problem qëndron sepse përdorin vetëm gjysmën e ekranit, një anë negative për ekranet vertikal. Për 2020 ky ekran zmadhohet nga 9inch në plot 12.3 inch me një sërë personalizimem të shtuara me pamje më futuristike. Hapësira brenda V60 CC nuk ka nevojë për fjalë, pasi më sedilje të prapme që palosen dhe një formë katrore e ndihmon Volvon të ketë një hapësira bagazh më shumë se të dobishme. Volvoja ka bërë një punë shumë të mirë me shfrytëzimin e hapësirës dhe opsioneve, teksa nga dyshemeja mund të dalin dhe një set rrjetash dhe rripash që ndihmojnë të mbash në kontroll çdo lloj bagazhesh që mund të kesh me vete.
Për sa i përket çmimit Volvo V60 CC fillon nga 46,095$ në rang global një rritje me 5,450$ nga V60 standarte. Volvon që ne testuam mund ta gjeni tek Mektrin Motors
Përfundimi: V60 Cross Country e 2020 na bëri ta pelqejme një makinë Cross goxha. Ndryshime të bëra për aftësitë offroad janë thjesht të duhurat. Është dizenjuar në një mënyrë të zgjuar si për pasagjerët dhe për performancën e makinës në rrugë dhe jashtë saj, që kombinuar me interiorin, na bën të eleminojmë SUV nga kategoritë e pëlqyera.