Share with:


Overview

Me daljen në treg të modelin Cullinan, kompania Rolls Royce, që si prodhuese makinash përfaqëson shtresën e lartë dhe të pasur, sapo shkoi një nivel më lartë. Teksa amerikanët dhe europianet shohin crossoverat pa karakter sa për të lëvizur në qytet, britanikët nuk heqin dorë nga luksi dhe klasi. SUV i parë nga Rolls Royce jo vetëm që përfaqësonte një nivel shumë të lartë klasi, por u kthye në best-sellerin e kompanisë në tregun e SUV.

Cullinan fuqizohet nga një V12 e madhërishme me dy turbo teksa lundron mbi amortizim me ajër të përshtatshëm. Kabina është pika më e fortë, teksa hapësira dhe rehatia në sedilje janë me bollëk teksa nuk mbarojnë opsionet e luksit dhe komfortit. Padyshim Rolls Royce Cullinan është SUV më luksoz i 2020, por për më shumë do i futemi detajeve.


Çmimi dhe opsionet

Ajo çfarë na bie në sy direkte, sidomos pjesës që vetëm mund ta imagjino të ketë një Rolls Royce, është sigurisht çmimi. Çmimi i Cullinan është, mund të themi, shumë i lartë sesa konkurrenca. Është ky çmim që e veçcon atë dhe e drejton drejt klasave më të larta. Çmimi i RR Cullinan fillon nga 335,350$ që edhe sikur ta krahasojmë me një nga më të shtrenjtit europianë, Mercedes Benz GLS63 AMG 4Matic, do të ishte plot 202,255$ më i shtrenjtë.

Disa nga opsionet më të shtrenjta të RR e çojnë atë akoma më lart, duke përmendur këtu: ngjyrën Fame Green, disqet 22” me 7 fletë, mbulimi me flori i shpirtit të ekstazisë, apo dhe ganxha tërheqëse elektronike. Për brenda mund të zgjidhin komandën qëndrore, që shton masazhin tek sediljet e pasme në mënyrë individuale, të ndara në mes nga frigoriferi me 2 gotat e shampanjës dhe shishen. Sigurisht çdo ishte një RR pa yjet e tij tipik, që gjithashtu janë një opsion pasi Cullinan standart vjen me tavan panoramik xhami.

Motori dhe performanca

Siç e përmendëm dhe më sipër, Cullinan vjen me motorin tipik V12 me 6.75l twin turbo që ofron plot 565 kuaj fuqi pa lëshuar zhurmën apo dridhjen më të vogël për të cilën RR njihet në veçanti. Sipas disa testimeve, edhe pse jo një makinë shpejtësie, Cullinan arriti 100km/h për vetëm 4.5 sekonda, që është goxha impresionuese për një makinë që peshon rreth 3 ton. Për momentin motori V12 është i vetmi version i Cullinan, teksa pritet të shtohet dhe version elektrik në të ardhmen. Sistemi awd është standart për të gjitha modelet, edhe pse zor se do ju duhet atyre që e blejnë për ta dërguar Cullinan-in offroad. Cullinan përdor një kamer për të skanuar rrugën, në mnyrë që ti paraprijë çrregullimeve të rrugës dhe të përshtasë amortizatorët me ajër që të mundësojë një udhëtim sa më të rehatshëm për udhëtarët.

Interiori dhe rehatia

Hapësira e bollshme e interiorit është e mbuluar nga një cilësi superiore e lëkurës, me tapete të fryrë me lesh deleje, përdorim i gjerë i drurit dhe aluminit dekorativ. Për luks të shtuar, sipas porosive Rolls Royce mund të shtojë çdo lloj materiali tjetër, mjafton të paguani për të. Pamja e jashtme e Cullinan nuk zhgenjën teksa ruan linjat klasike të një Rolls Royce, plus elemente offroadi. Bagazhi i Cullinan hapet duke nxjerr dy ulëse lëkure dhe një tavolinë pikniku në mënyrën më luksoze të mundshme. Edhe pse ndërtimi i një SUV është diçka e re për kompaninë britanike, ajo mbetet sërisht një Rolls Royce në çdo lloj aspekti.

Çdo model Cullinan ka një ekran me prekje si komandë qëndrore në pjesën e përparme që mund të kontrollohet në shumë mënyra. Opsioni shtesë i komandave në sediljen e pasme ju jep gjithashtu dy tableta nga 12” për të kontrolluar çdo opsion në pjesën e pasme të makinës. Së bashku me një sistem WIFI vijnë dhe 18 bokse muzike bashkë me një sistem audio 1300 watts.

Sistemet e sigurisë dhe asistencës në rrugë

Cullinani i 2020 nuk ka kryer një test përplasjeje nga NHTSA apo IIHS. Por ai ka një sërë sistemesh sigurie dhe asistence shoferi që kanë edhe makinat më të sigurta në treg. Këtu përfshihen:
• Një frenim automatik në rast emergjence dhe paralajmërim aksidenti.
• Asistenca e mbajtjes së korsisë dhe daljen prej saj.
• Cruise control i adaptueshëm.

 

Rolls Royce ofron deri në 4 vite garanci nëse Cullinan blihet në një konçesionar në miratuar dhe nuk ka limit kilometrash, duke shtuar dhe mirëmbajtjen në rast defektesh.

Në një përmbledhje mund të themi që Cullinan është një SUV me luks, rehati dhe klas të pakrahasueshëm. Me një çmim goxha të lartë duke qënë se ofron pothuajse mos më pak opsione se konkurrenca, por emri dhe niveli e justifikojnë atë. Ai do të mbetet një symbol për njërzit e pasur dhe një kryevepër komforti dhe luksi.

Per te gjithe te interesuarit mund ta gjeni ne MEKTRIN MOTORS

Share with:


protire