Share with:


Sistemet automatike të start-stop filluan të shfaqeshin në botën e makinave disa vite më parë dhe përdoruesit e makinave kanë mendime të ndryshme për to. Teksa për disa janë shumë të dobishme sepse kursejnë karburant, për disa duket e padobishme pasi sasia e karburantit të kursyer nuk është për tu marrë në konsideratë, kjo duke shtuar faktin që është shumë i bezdisur në ngarjen e makinës.

Epo shumica e njërzve janë gabim kur mendojnë që nuk mund të kursesh karburant nga sistemet start-stop. Sipas një studimi nga Society of Automotive Engineers doli që me anë të start-stop kursehej më shumë se 8% e harxhimeve të karburantit në trafik. Mund të mos duket shumë por teksa koha kalon llogaritë mund të dalin më mirë.

Nëse jeni të shqetësuar se këto lloj sistemesh shtojnë stresin e punës së pjesëve të tjera sidomos motorinos, mund të qetësoheni pasi prodhuesit e makinave kanë menduar dhe për këtë. Sigurisht ata kanë përmirësuar rezistencës e motorinove për të përballuar një presion të tillë kështu që herën tjetër kur të ndizni makinën, lëreni ndezuar start-stop pa u shqetsuar për makinën.

Share with:


protire