Ky projekt i Nissan, i destinuar për prodhim, tregon se Nissan nuk ka hequr dorë nga makinat sportive dhe më e rëndësishmja spo heq dorë nga legjendat e tij. Ky 400Z pritet të dalë në shitje në 2021.
• Ky prototip i Nissan Z do të jetë një pasqyrë për Z e ardhshme.
• Një motor V6 me dy turbo e kombinuar me kamion manuale me 6 marsha është konfirmuar.
• Kur Z Proto të dalë në prodhim pritet të ketë emrin 400Z.
Divizioni Z i Nissan-it tregon më shumë se historinë e Nissan. 240Z në 1970 vendosi themelet për suksesin në vitet e ardhshme për kompaninë, teksa 300ZX në 1990 tregoi avantazhet inxhinierike të Nissan. Nissan 350Z në 2003, në një bashkëpunim Nissan Renault nxori kompaninë nga gropa ku po zhytej. I fundit 370z, kënaqi fansat dhe la mes tyre pyetjen nëse do të vazhdonte trashëgimia e Z. 400Z i përgjigjet gjithë këtyre pyetjeve.
Dizajni
400Z pritet të jetë rreth 13 cm më i gjatë se 370z dhe me një pamje më elegante në formë. Në pamje të parë shohim integrime të elementëve nga Jaguar dhe Aston Martin, por shefi i dizajnit nga Nissan se është përqëndruar tek linjat e Z. Ai shprehet se nuk kanë patur për qëllim ti jepnin makinës një pamje retro, por ishte e pashmangshme.
Fenerët duken të frymëzuar nga 240Z, stopat nga 300ZX dhe disa prekje të tjera historike. Një detaj i bukur qëndron në interior tek treguesit rrethorë të performancës së motorit në qënder. Pjesa tjetër është e modernizuar në standartin e makinave të sotme.
Detajet teknike
Poshtë kofanos gjejmë një 3.0L V6 Twin Turbo për të cilin specialisti brenda divisionit GTR shprehet se është një version i modifikuar i VR30DDTT që vjen me dy modikime përkatësisht me 300 dhe 400 kuaj. Pritet që versioni standart të jetë goxha i fuqishëm por Nissan do të lëjë vend edhe për një version Nismo. 400Z do të vijë standart me një kamio manual me 6 marsha, dhe një kamio opsionale automatike me 7 marsha.
Konkurrenca & Çmimi
Njësoj sin ë vitet 1990, Z dhe Supra do të jenë përsëri kokë më kokë. Kamio manuale e 400z do të jetë avantazh kundrejt kamios vetëm automatike të Supras për momentin, pork jo sjell dhe ulje të kohës 0-100km/h për 400z. Por kujt i bëhet vonë përderisa fansat do kene një kamio manuale që të luajnë. Nissan nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për performancës por ka konstatuar se version automatik do të jetë më i shpejtë.
Duke gjykuar nga dizajni dhe motori i ri, mund të themi që 400Z do të jetë disi më i shtrenjtë se version aktual i Z që nis nga 31,000$. Kur të dalë në 2021 pritet me nje çmim +- 40,000$ diçka më pak se Supra. Shpresojmë që tja vlejë pritja.