Testimet e para të Mercedes Benz Project 1, zhurma shumë e ngjashme me atë të F1

Share with:


Pas shumë hulumtimeve dhe thashethemeve për Project 1 nga Mercedes Benz duket që kompania tashmë ka ecur një hap më tej duke filluar testimet për makinën e tyre të derivuar nga makinat e garave.

Besojeni ose jo po bëhen plot 3 vjet qëkur Mercedes zbuloi për herë të parë supermakinën AMG One. Projekti pati vonesa në 2018 pasi puna për të integruar motorin 1.6L V6 nga makinat e F1 ishte më e vështirë nga ajo që inxhinierët mendonin. Kjo pasi duhet të kishte standartet e emetimit të një makinë për përdorim të përditshëm që të mund të përdorej në rrugë legalisht. Sipas Mercedesit të gjitha këto probleme janë zgjidhur tashmë dhe ka filluar faza e testimit.

Kompania konfirmojë se e gjitha njësia e fuqisë ose powertrain në anglisht është përfunduar dhe aprovuar për të filluar testimet. Bashkë me këtë kompania ka nxjerrë një video 1 minutshe ku si për suprize arrijmë të dëgjojmë sesi tingëllon makina për herë të parë. Ajo ka zhurmë shumë të ngjashme me makinat modern e të F1. Fuqia e premtuar e projektit i kalon shifrat e 1000 kuajve dhe pritet të jetë e nivelit Koenigsegg dhe Bugatti.

Hapi i ardhshëm i Project 1 është testimi i tij në pistën e famshme të Nurburgring. Pas hyrjen së BMW Sauber në pistë në 2007, asnjë makinë tjetër e kategorisë së tillë ska hyrë në atë pistë, ndaj pritet të bëjë goxha bujë.

Share with:


protire