Ford nuk e vuri kurrë në prodhim GT90, por i vetmi që u ndërtua është plotësisht funksional dhe mbetet një supermakinë me V12, ajo çfarë duam të gjithë.
Përpara se Ford të prodhonte Ford GT që të gjithë njohim dhe duam në 2005, ai ndërtoi këtë bishë. Një koncept funksional i 1995 me një V12 të frikshme me 4 turbo.
Shasia dhe sistemi i amortizimit u morën nga një Jaguar XJ220, e cila ishtë një nga makinat më të shpejtë në botë në atë kohë. Një motor 4.0L V12 u ndërtuar nga Ford me pjesë që ata i kishin në magazinat e tyre. I vendos së bashku nga Roush dhe kur u testua në një dyno arriti shifra të çmendura prej 720 kuaj që dhe në kohët e sotme konsiderohet shumë, jo më në 1995. Së bashku me aerodinamikën, pamjen aliene dhe një zhurmë orgazmike për veshët, do ishte një perlë nëse do e kishim akoma në ditët e sotme.