Share with:


Një Shelby Cobra 427 dhe një Ferrari 275 GTB ishin braktisur në një garazh për afërsisht 30 vjet në Carlinën e Veriut.

Për sa i përket gjetjeve të garazhdeve të braktisur, ata gjenden gjatë gjithë kohës pasi ka pafund njërëz që nuk ja dinë vlerën makinave. Por kjo gjetje është vërtet e veçantë. Hagerty, një zbulues makinash të vjetra që vlejnë shumë, ishte me fat kur zbuloi këto dy ikona të 1960 që vlejnë jo pak, të paprekura për 30 vjet.

Në fakt përveç këtyre ikonave ndodheshin dhe 3 makina të tjera, një BMW E30, një Morgan dhe një Triumph, por që nuk bien në sy krahasuar me Shelby dhe Ferrarin.

Makinat janë të mbuluara nga pluhuri që nga viti 1991 kur mekaniku i besuar i pronarit të tyre ndërroi jetë në një aksident me motor, duke i lënë në garazhd pasi nuk kishtë kush i ngiste.

Shelby dhe Ferrari janë të dy versioni origjinale dhe vlejnë të paktën disa miliona në ankand, duke marrë dhe në konsideratë që garazhdi ishte në një gjendjë të mirë dhe makinat i kishin rezistuar më së miri kohës dhe pluhurit, përveç disa foleve të minjve. Një palë goma, ndërrim lëngjesh, një pastrim dhe do të jenë si të reja. Disa njërëz janë me shumë fat!

Share with:


protire