Disa ditë më parë Ford-i lëshoi një nga projektet e tij më të veçanta, një Mustang Mach-E me 1400 kuaj fuqi me 7 motorë elektrike të kombinuar. I ndërtuar për të djegur goma, kush më mirë se Ken Block mund ta testojë.
Skuadra pas Mach-E 1400 ishte e sjellshme mjaftueshëm për tja lënë Ken Block-ut një xhiro gjatë xhirimeve të debutimit të Mach-E 1400 në një pistë të hapur. Ajo çfarë pritej ndodhi, teksa Mach-E u lëshuar në një drift të paparë me shumë tym. Block-ut ju desh pak kohë të mësohej me fuqinë e menjëhershmë të motorëve elektrik si dhe me mungesën e zhurmës së makinas, por sapo ja kuptoj stilin ja doli të kapte disa kthesa të frikshme. Pas mbarimit të xhiros, ai vërtet donte të kthehej për një xhiro tjetër në përbindëshin elektrik.
Për ti kthyer nderin, Ken Block lejoi Gittin Jr. (projektuesin e Mach-E 1400) për një xhiro në makinën e tij që ka po të njëjtën fuqi, e quajtur Hoonicorn V2, një mustang me V8 Twin Turbo siç i ka hije. Sigurisht një aksion i paparë me shumë flakë dhe tym. Skishte mbyllje më të bukur të videos.