Në fakt nuk është hera e parë që kji makinë thyen rekorde në Texas Mile, por asnjëherë me shifra të tilla. Një Ford GT i 2005 nuk është egzaktësisht një makinë aerodinamike. Edhe pse inxhinierët e Ford u munduan të përmirësonin koefiçentin e fërkimit tek GT që nga GT40, nuk arritën ta kalonin asnjëherë 0.39.
Por platforma e GT e ka një të mirë, dhe kjo është që mund të mbajë fuqi pa fund dhe mund të krijojë shumë nga ajo. M2K Motosports tregojnë se ky GT ka më shumë se 2000kuaj në goma dhe më shumë se 2500kuaj në motor. Asnjë dyno smund ta masë tamam atë lloj fuqie. Ajo që dihet është që i njejti Ford ishte i aftë për 350km/h dhe pas disa kohësh kthehet me një rekord prej 480km/h, gjë e frikshme për çdo makinë me 4 rrota, duke mbajtur në mend faktin që është street legal.
It’s official we have finally went over 300 in the standing mile!!!! Cannot thank everyone enough for all the support…
Posted by M2K Motorsports on Sunday, March 24, 2019
Teksa Koenigsegg apo Hennessey së bashku me supermakina multi-milionshe si Jesko apo Venom F5 përpiqen të thyejnë barrierën e 500km/h, një makinë 14 vjeçare e Fordit impresionon dhe thyen rekord me modifikueshmërinë e vet. Sështë çudi që Koenigsegg V8 nisi si një modul me një motor twin turbo nga Ford.
Shijoni pamjet nga brenda kabinës për të kuptuar më mirë për çfarë bëhet fjalë.