Një set i gjithë i një renderi i ashtuquajtur Alfa Romeo Nero po bën namin në rrjet. Në qoftë se ju duket një dizajn i njohur, ndoshta keni të drejtë. Sepse i gjithë ky model është ndërtuar në bazë të një Ferrari Monza nga artisti Andras Veres.
Ndryshe nga Ferrari këto dizajne e shfaqin Alfa Romeo Nero me marmita anësore, që të jemi të sinqertë i japin një pamje superiore alfës.
Në fakt Monza Origjinale u lançua në 1953, dhe u shfaq si një model garash që do e lejonte Ferrarin të dominonte World Sportscar Championship, një garë që zhvillohej për herë të parë po atë vit.
Duke u fuqizuar nga një motor me 4 cilindra i krijuar nga Aurelio Lampredi, Monza erdhi me disa versione. 625 TF ishte i pari që garoi në 1953, me një motor 2.5L me 220 kuaj fuqi që arrinte shpejtësi deri në 240km/h. Pastaj vinte dhe 735 S, një version i përmirësuar me një motor 2.9L.
Duke parë modelet 3D të Alfa Romeo Nero mund ta shohim që është një makinë me elemente modern, por që rruan stilin tipik të markës italiane të makinave. Nero përdor LED për çdo ndriçim që i japin jo vetëm pamje moderne por edhe sportive. Sështë nevoja të thuhet që duhet të presim që një model i tillë të bëhet realitet, por dimë që Alfa Romeo po shkon në rrugën e duhur duke i përqafuar modele të tilla. E gjithë pasqyra e kompanisë do të ndryshonte nëse Alfa do të futej në një treg të tillë.