BMW M8 Competition aktualisht është makina më e fuqishme, më e shtrenjtë M që mund të blini. Logjikisht duhet të ishtë dhe M-ja më e shpejtë në pistën e Nurburgring.
Revista gjermane Sport Auto mori M8 me një ngjyrë të kuqe të fortë për disa prova dhe arriti të caktojë një kohë jashtëzakonisht të shpejtë prej 7:32 xhiro në të ashtuquajturin Ferrin jeshil. Ashtu si M5 me 4 dyer, M8 fuqizohet nga një V8 me dy turbo duke prodhuar 617 kuaj dhe 750NM.
Falë mungesës së dyerve të pasme të M8 dhe një aerodinamike më efektive, ajo ishte në gjendje të përshkronte pistën plot tre sekonda më shpejt se sa motra e saj më familjare. Koha mbetet akoma katër sekonda larg nga M4 GTS, e cila vendosi rekordin për makinën më të shpejtë të fabrikës M rreth pistës prej 20km në vitin 2015. Koha e M8 gjithashtu lë mbrapa gjigantë si Pagani Zonda F, Koenigsegg CCR, dhe Lexus LFA Nürburgring Edition.
Nëse shikoni nga afër pamjen nga kabina e makinës, do të shihni që shoferi Christian Gebhardt duket se e mban makinën në gjendje automatike, por shtyp fuqishëm pedalin e uljes së marshave sa herë që ngadalëson në kthesë. Nëse keni ngarë ndonjë BMW moderne me kamio automatike, do dini që edhe në gjendje automatike mund ti ndryshoni marshat manualisht. Ka të ngjarë që Gebhardt nuk ka dashur të shqetësohet kur duhet të hedhi marshat e rradhës, kështu që ai e le makinën ta bëjë ktë gjë për të, ndërsa shqetësohet për uljen e tyre.