Share with:


Gjigandet e Sony kanë lëshuar trailerin e Gran Turismo 7, kjo ndikuar dhe nga lançimi i Playstation 5. Vetëm një gjë mund të themi, loja duket fenomenale dhe grafikat janë përmirësuar në maksimum.

Traileri hapet në fillim me disa pamje nga interiori i Ford GT, kjo e fiksuar tek detajet dhe më pas hidhet direkte në aksion. Duke qënë se loja është disenjuar posaçërisht për gjeneratën e fundit të Playstation, grafikat sdo jenë për tu shqetësuar, dhe traileri na e përforcon këtë ide. Pastaj drejtohemi drejt pamjeve cinematike, detajeve në çdo automjet, timonët e makinave të ndryshme dhe aksion nga garat.

Në vazhdim të trailerit na bëhet një tur i opsioneve të ndryshme në lojë sic janë zgjedhja e makinave, modifikimi i tyre apo pistat e garave. Pas ktyre na jepen pamje nga brëndësia e ngarjes se një Mazda RX Vision GT3 duke garuar në pistën imagjinare të Trial Mountain, që është parë së fundmi dhe tek GT6.
Si çdo lojë e GT shohim makina ikonike gjë të cilën mund ta dallojmë dhe në trailerin e ri. Mund të përmendim legjenda si Porsche 917, Dodge Viper, Chevy Corvette, BAC Mono, Acura NSX, Subaru WRX STI, Toyota Supra, apo Aston Martin DBR9.

Fatkeqësisht Sony nuk e ka dhënë një datë zyrtare për hedhjen në treg të Gran Turismo 7, edhe pse fansat shpresojnë se do dalë deri në fund të vitit.

Share with:


protire