Sekreti mbrapa motorit me 3 cilindra të Koenigsegg

Koenigsegg

Share with:


Në sezonin e vjetshëm të Geneva Motor Show, ku bëhet prezantimi i makinave të reja nga brandet më në zë të botës, ajo që binte dukshëm në sy mbi të tjerat, ishte Koenigsegg Gemera. Përveç një dizajni unik siç di vetëm Koenigsegg-u të bëjë, pika e saj më e fortë ështe motorri.

Në total Gemera prodhon rreth 1700 kuaj fuqi. Kjo e ndarë në 1100 kuaj të prodhuar nga motori elektrik dhe 600 kuaj nga një motorr me djegie të brendshme. Mos mendoni se është një V8 I zakonshëm, por vetëm 2.0L me 3 cilindra. Kjo është një nga arritjet më të mëdha inxhinierike të firmës suedeze por edhe në tërësi për botën e makinave. Sekretin e saj do e shpjegojmë më poshtë.

Nëse nuk e dinit Koenigsegg ka një kompani motër, të quajtur FreeValve, e cila ka hedhur për herë të parë në treg motorrët pa bosht me gunga. Pra mënyra e hapjes dhe mbylljes së valvulave kontrollohet e gjitha elektronikisht dhe në mënyrë individuale për secilën. I gjithë operacioni kontrollohet nga një paketë elektronike dhe informacioni merret nga sensori i pozicionit. Kjo do të thotë që cdo valvul mund të kontrollojë në mënyre perfekte proçeset që ndodhin në cilindër. Por të mirat nuk mbarojnë. Kjo jo vetëm që eleminon boshtin me gunga, por edhe pjesë të tjera të nevojshme si p.sh: rripin e fazës dhe ingranazhin e boshtit me gunga, duke sjellë kështu një transmetim pa kontakt të metalit me metal, gjë e cila sjell humbje rendimenti. Por ka ende, gjithashtu throttle body ose në shqip farfalla nuk është më e nevojshme pasi e gjitha kryet nga valvulat.

Për shkak se s’ka më nevojë për këto pjesë, motorri mund të zvogëlohet më shumë. Tek Koenigsegg Gemera kjo çon në rritje të shifrave të performancës në ekstrem, por në jetën e përditshme kjo teknologji mund të përdoret për të marrë maksimumin nga një motor por ndërkohë të ulë ndotjen dhe gazrat e dëmshme.

E bukura e 3 cilindrit tek Gemera nuk është vetëm motorri, por edhe 2 mini turbot e përdorura për ta furnizuar me ajër. Ju do pyesni po përse duhen 2 turbo për vetëm 3 cilindra dhe si do mund të lidheshin me njëra tjetrën? Një inovacion tjetër nga Koenigsegg…
Kjo është e mundur pasi çdo cilindër i motorrit ka nga 2 dalje për gazrat. Për çdo cilindër, një nga daljet lidhet me turbon e parë e cila është për xhiro të ulëta. Tre daljet e tjera shkojnë tek turboja tjetër e cila aktivizohet në xhiro të larta. Diçka e thjeshtë në parim, por tërësisht inovative. Kështu krijohet një Inline-3 që sillet si një Inline-6.

Pra FreeValve i kombinuar me ktë dyshe turbosh shtrydh 600 kuaj nga ky motor me vetëm 3 cilindra, por vetëm nëse furnizohet me karburant E-85 Ethanol. Por ai që mund të përballojë një Gemera, normal që mund të përballojë dhe E85.

Nëse shqetësoheni se një 3 cilindërsh i vogël s’do jetë i mjaftueshëm për performance gare, e keni shumë gabim. E jo vetëm performanca është e mahnitshme por dhe ndjesia e të ngarit është tepër e veçantë. Zhurma që vjen nga ky motorr është mbresëlënëse dhe arrin ti kalojë dhe supermakinat e sotme gjithashtu dhe çdo pritshmëri nga faktet në letër.

Share with:


protire