Share with:


Ajo është një nga ikonat e makinave sportive të epokës së saj, dhe kjo e bën atë të arritshme vetëm nga disa.

Honda NSX, ose Acura NSX e shitur në Amerikën e veriut, u konceptua e dizenjua së bashku me legjendën e ndjerë të Formula 1, pilotin brazilian Ayrton Senna.
Ajo u prodhua në dy gjenerata. Gjenerata e pare, nga viti 1990 në vitin 2005, dhe që nga viti i kaluar 2016, doli në treg modeli më i ri i saj, i cili, pak ka lidhje me atë të mëparshmin.
Ajo ende sot kushton sa një Lamborghini Gallardo apo një McLaren MP4-12C, nëse gjendja e saj është perfekte, por edhe rreth 50.000 euro e përdorur me më shumë se rreth 50.000km.
Le ta shohim atë më në detaj!

Share with:


protire