Share with:


Monaco! Parajsa tokësore e të pasurve por edhe e fansave të makinave, thuajse gjatë gjithë vitin ofron pamje spektakolare në rrugët e saj!

Nëse në shumë vende të tjera, të gjithë njerëzit kthejnë kokën kur kalon një Ferrari 360 Modena, në Monaco të gjithë kthejnë kokën kur kalon një Koenigsegg! E thënë ndryshe, standarti i të veçantës dallon së tepërmi midis këtij qyteti, dhe vendeve të tjera të pasura të Botës. Një Ferrari është më e zakonshme se kudo tjetër, por prap…është një Ferrari!
Për aq kohë sa një pjesë e madhe e makinave janë e një niveli të tillë, është e padiskutueshme që niveli i zhurmës në qytet është goxha i lartë, rrjedhimisht, edhe puna e policisë vendase.
Ferrari 458 Speciale, është një nga markinat më epike përsa i përket zhumës. Motorri V8 aspirim natyral i Ferrarit, nuk do shumë komente.
Por gjatë një xhiroje nëpër qytet, një polic ndjen nevojën që t’a ndalojë këtë makinë.
Ngjarja dhe rezultatet? Le t’i shohim!

Share with:


protire