Share with:


Të dalesh në mbrëmje me makinën tënde, dhe të gjesh shoqërinë e disa qeflinjëve të tjerë, është diçka e vështirë për t’u përshkruar me fjalë.

Kështu dikush e ka filmuar atë, duke na dhënë një pamje se ç’do të thotë të jesh nën shoqërinë e një Lamborghini Aventador dhe një Lamborghini Gallardo.
Pamjet vijnë nga Kina (me çfarë duket nga targat), ku 3 makinat e përmendura më sipër lëvizin me shpejtësi të larta nëpër rrugët aq të bukura të gjigandit aziatik. Eksperienca duket tepër unike, të paktën për ne të cilët nuk jemi mësuar t’i kemi rrugët me drita, që nuk jemi mësuar t’i kemi rrugët e shtruara, apo të kemi një infrastukturë kaq moderne. Por, pavarsisht kësaj, si mund të mos jetë unike eksperienca kur je duke udhëtuar së bashku me një motorr V10 dhe një V12, dy nga motorrët me zhurmën më të bukur ndonjëherë?

Share with:


protire