Share with:


Auto Moto Park Albania, kompleksi i parë i motosportit në Shqipëri, shpall konkursin ndërkombëtar për studiot e projektimit në janar 2023.

Me një shtrirje piste të parashikuar rreth 500 000 m² dhe gjatësi 5.3 km, e para e kësaj madhësie dhe standarti në vendin tonë, AMP Albania duket se ka tërhequr vëmendjen e disa prej studiove më të famshme të projektimit në botën e motorsportit. Në garë janë 5 nga studiot më të mira të strukturave të këtij kalibri, autore të pistave më të njohura të Formula 1, si: TILKE GmbH & Co. KG, APEX Circuit Design Ltd., Studio DROMO Srl., Test & Training WURZ Design, DRIVEN International Ltd.

Projekti AMP vjen si një produkt bashkpunimi me FIA dhe do të marrë jetë në Krastë të Elbasanit. Më poshtë ndodhet një video me disa nga propozimet kryesore të konkursit.

Share with:


protire