Kohët e fundit BMW nuk ka patur aspak turp në designet e veta madje duket se motoja e re e punës së tyre është “cudia me e madhe 3 ditë zgjat”. Cdo gjë filloi me tendencën e tyre drejt grilave të mëdha, ndaj të cilave reagimi I fansave të BMW ishte zhgënjim I pastër. Por, 2 vite më vonë, duket se ndryshimi I design po I bën më mirë BMW-së se cdo design tjetër I bërë deri më tani.
Në gjeneratën e ardhshme të BMW M2, kompania duket se “I bëri dalje” grilave të mëdha, tashmë aq shumë të famshme, për t’I zëvendësuar ato me grila të vogla dhe “konservatore”. Fotot e publikuara së fundmi tregojnë sesi duket M2 I ri : stilin e mbizotëron një design katror I përafërt me BMW Hommage. Edhe pse modeli I ri I grilave u prit mirë, pakënaqësia e madhe për stilin e përgjithshëm të makinës ka bërë që njerëzit të dyshojnë sërish në aftësinë e designerave të BMW.
Të themi të drejtën, asnjë nga modelet e viteve të fundit nuk është pritur mirë pas publikimit. Duhen disa javë ose muaj për opinionin publik që të jetë disi më I pranueshëm ndaj designeve. Thua do të jetë dhe reagimi ndaj M2 një tjetër zemërim I castit?
Vështirë për ta parashikuar. Në rastin e grilave të mëdha, publiku ishte I ndarë në dy kategori : ata që e pëlqenin dhe ata që e urrenin designin. Mirëpo, me M2 e ri duket se I gjithë publiku është I pakënaqur. Prandaj, do duhet të presim për të kuptuar nëse kjo është një lëvizje tjetër tepër e guximshme, por e llogaritur, e BMW.