Mercedes i ri AMG GT 63S E Performance, versioni hibrid i parë i Mercedes

Share with:


Mercedes i ri AMG GT 63 S E Performance, versioni hibrid i parë i Mercedes, një kupe me katër dyer 843hp është makina me e fuqishme që AMG ka ndërtuar.

Harrojeni emrin e gjatë, mbani mend vetëm qe ky hibrid me 843hp është AMG-ja me potente e te gjitha kohërave. Me shume mundësi do të jetë mankthi i Audi RS7, Porsche Panamera dhe BMW M8 Gran Coupe Competition.
Hibridi i ri GT me katër dyer është shumë i ngjashëm me standardin GT 63S. Diferenca e vetme është se elementet para radiatorit i ka të vendosura vertikalisht dhe jo horizontalisht. Disqe aliazhi 20 ose 21-inch dhe ka të shkruar në çdo anë me të kuqe ‘E Performance’, dhe gjithashtu një vend për karikimin në pjesën e pasme të makinës. Këto janë detaje te vogla ne krahasim me çfarë do të zbulojmë më tej.

AMG ka ndërtuar dhe më parë makina hibride, si modelet AMG GLE 53 dhe E53 por këto janë hibridë të cilët përdorin një mekanizëm motorik të vogël për ti dhëne pakëz ndihmë motorit kur rrisim shpejtësinë. Ndërsa AMG GT me katër dyer E Performance është një hibrid i plotë. Bën bashkë një V8-të 639 hp twin-turbo 4.0-litersh siç e ka AMG GT 63 S, me një motor elektrik të ri 204hp. Ky sistem hibrid i ri prodhon 843hp dhe 1,470Nm fuqi shpërndarëse.
Kjo e bën makinën më të shpejtë dhe më të fuqishme që AMG ka ndërtuar der më sot, e cila kalon nga 0-60mph në vetëm 2.9 sekonda. Është me shpejtë se standarti GT 63 S, se Porsche Panamera Turbo S dhe BMW M8 Gran Coupe Competition. AMG GT hibrid vjen me një bateri 6.1kWh për të cilën Mercedes thotë se është inspiruar nga makina e Formula1, duke lenë mënjane shpjegimin teknik, kjo do të thotë që bateria është më e lehtë se shumica e baterive më të njëjtin kapacitet dhe ka një sistem ftohje inteligjent që ndihmon të kalojë shume fuqi ne manovra të shpejta pa kaluar në mbinxehje.

E Performance e re vjen me një kambio me 9 shpejtësi si AMG GT standarde me katër dyer, megjithatë AMG ka shtuar dhe një kambio tjetër me 2 shpejtësi vetëm për motorin elektrik. Kjo punon në të njëjtën mënyre si tek Porsche Taycan dhe tek Audi e-tron GT .Ky motor përdor marsh të ulet kur e ndez makinën ose kur rrit shpejtësinë në mënyre të menjëhershme, por ndryshon në marsh më të lartë kur je duke vozitur dhe ndalon motorin nga mbi –rrotullimet gjë që ndihmon të harxhohet me pak energji. Kjo behet automatikisht dhe nëse ke kambion normale me 9 shpejtesi ne opsionin manual.

Nëse menduat se ndryshimet në eksterierin e këtij hibridi të ri ishin të vështira për tu vënë re, prisni sa të futeni brenda, duken ekzaktësisht njëlloj si AMG-ja normale. Ka të njëjtën kroskot me pjesën qendrore pak të ngritur dhe butonat të zbuluar që duken si cilindrat e një motori V8. Timoni ka një dizajn të ri me disa çarje të vogla por vetëm kaq. Gjithashtu dhe ekrani është gati i njëjte edhe pse ka disa grafika shtesë dhe menu ekstra për të kontrolluar sistemin hibrid.
Opsionet e drejtimit janë Comfot, Sport,Sport+, Race dhe Individual. ‘Electric’ është varianti që ndalon twin-turbon V8 në mënyre që të mund të vozisni të qetë në lagje pa i bezdisur fqinjët tuaj, megjithatë mund të imitoje dhe zhurma të ndryshme nëpërmjet spikereve brenda kabinës, nëse ju pëlqejnë gallatat.
AMG-ja gjithashtu ka ruajtur opsionin standard Drift që do të jetë më efektiv në saje të sistemit hibrid ekstra 204hp. Frenat janë një miksim i karbonit dhe qeramikës, nofulla me 6 pistona para dhe me një piston pas. Mund të përdorë motorin elektrik si gjenerator për të ngadalësuar makinën dhe për të karikuar bateritë në të njëjtën kohe nëpërmjet frenimit. Opsioni Race e vendos automatikisht regjimin në Nivelin 1, i cili supozohet te jap ndjesinë e të ngarit një makinë normale. Ky hibrid i ri GT me 4 dyer mund të përdorë gjithashtu diferencialin e tij me kufizim dhe frenimin regjenerues të motorit për të ndihmuar në stabilizimin e tij ne kthesa pa përdorur sistemin ESP.

Mercedes nuk ka thëne akoma se sa do të kushtoje, por mendohet se do të jetë edhe me e shtrenjte se AMG-ja normale GT me katër dyer dhe normalisht motorët elektrike dhe bateritë luksoze nuk janë te lira.
AMG Standarde kushton £140,000 por mos u surprizoni nëse hibridi i ri mund të kushtojë me shumë se £160,000.

Share with:


protire