No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Brabus lëshon kryeveprën e rradhës Brabus Rocket 900 me bazën e Mercedes-AMG GT63S


Teksa fansat e Mercedes presin daljen në treg të GT73 hibrid, që do të jetë një përbindësh hibrid me 800 kuaj, një lajm tjetër i mirë ka ardhur nga Brabus. Njihuni me Rocket 900, i cili për fat të keq nuk ka një motor V12 si modelet e mëparshme “Rocket” por vjen me një V8 të perfeksionuar të GT63S. Motori twin turbo V8 është përmirësuar duke u zmadhuar nga 4.0L në 4.5L si dhe ka marrë dy turbo të reja të modifikuar për të rritur sasinë maksimale të presionit. Fuqia shtesë kërkon ftohje shtesë, kështu që Brabus ka shtuar dhe çarje ajri të reja prej karboni në dy pjesët anësore të maskarinos.

Rezultati final është një fuqi marramëndëse prej 888 kuajsh fuqi dhe plot 1250NM torque. Ka aq shumë fuqi tërheqëse sa Brabus është detyruar të instalojë një limitator elektronik që të mbrojë transmisionin nga goditja. Por që sbesoj që do të jetë problem për tu hequr. Po të bëjmë llogaritë, janë shtuar plot 258 kuaj dhe 150NM torque nga modeli origjinal GT63 S.

Mund ta merrni me mend që shtimi i fuqisë sjell dhe rritjen e performancës dhe ndryshimin e statistikave. GT63 S dhe stock është një nga sedanët me 4 dyer më të shpejtë në industry, teksa Brabus e çon atë në një nivel krejt tjetër. Tashmë Rocket 900 arrin 100km/h për 2.8 sekonda, 200km/h për 9.7s dhe 300km/h për 23.9 sekonda. Brabus thotë që shpejtësia maksimale e krijimit të tyre më të ri është e limituar në 330km/h për shkak të peshës së madhe të makinës dhe mbrojtjes së gomave.

Për sa i përket pamjes së jashtme dizajni përfshin një sistem shkarkimi me 4 dalje çeliku dhe një bodykit me detaje karboni. Ka çarje të shumta ajri që ndihmojë aerodinamikën e makinës. Rocket 900 ka disqet e veta të personalizuara 21’ për gomat e përparme dhe 22’ për të pasmet, me një dizajn të çmendur që ndihmon në aerodinamikën e makinës gjithashtu. Makina gjithashtu është 2.5cm më afër tokës falë amortizimit me ajër i projektuar posaçërisht nga Brabus.

Për sa i përket çmimit, dihet që ekskluziviteti i Brabus nuk blihet lehtë dhe pritet një çmim rreth 515,000$.

Share with: