Share with:


Sipas Ferrari296forum, një prej forumeve më të medhenjt të Ferrari ka publikuar se kompania ka prezantuar një sistem inovativ për kondicionimin në kabinë.
Makina është e pajisur me sensor temperature rreth kabines duke matur vazhdimisht temperaturen në cdo zonë. Përvec sensorëve gjithashtu i janë shtuar kamera termale të cilat monitorojnë temperaturën e pasagjerëve. Kamera gjithashtu arrin të kuptoj format e trupit dhe cfarë ti ke veshur.
Jo cfarë firme ke veshur që të mos keqkuptohemi por cfarë materiali ka veshja juaj.
Duke pasur këto informacione sistemi arrin të kalibroj drejtimin e ajrit, qarkullimin e tij, temperaturën e ajërit që del dhe pasagjeri I Ferrari të ndihet I relaksuar gjatë udhetimit.
Ky sistem është ende në zhvillim e siper por nëse ky sistem aplikohet në modelet e reja do ishte perfekte për ditën kur ti con super makinen tënde në pistë.

Planet e Ferrari kanë ndryshuar disi këto vitet e fundit. Duke prezantuar modelin 296 GTB I cili është një V6 1200 plus sistemin Hybrid. Modeli SF90 gjithashtu është një Hybrid por me motor V8.
Cfarë pritet gjithashtu nga Ferrari është SUV I parë dhe mbase një sedan me sedilje të pasme.
Zhvillimi I Purosangue është në drejtimin e duhur por do na duhet të presim pak pasi pritet të prezantohet në 2022 dhe të shitet si model I 2023 ku gjithashtu mendohet të prezantohet dhe pasardhësi I LaFerrari I cili mund të jetë tashmë në rrugët e italisë duke u testuar.
Në 2025, Ferrari mendon të prezantoj makinën e tyre të parë komplet elektrike të shoqeruar me SUV e parë elektrik.
Nuk e dime se sa PRO është Enzo Ferrari nga aty siper për këto ndryshime por kur dëgjon këto gjëra për Ferrari do të thotë se kohë të vështira po vijnë për ne fansat e benzines.

Share with:


protire