Maserati Levante Hybrid,SUV e vetme për tani ka pësuar ndryshime të vogla në paraqitje për modelin 2021 por ndryshimi më madh që ka është poshtë kofanos. Levante I është bashkuar familjes së Hybrid si Ghibli ku ka marr një motor 2.0T nga Alfa Romeo dhe duke e bashkuar me sistemin Hybrid 48V ajo arrin të prodhojë 330Hp dhe 450Nm.
Sipas Maserati, sistemi Hybrit funksionon njësoj sic mund ta kemi lexuar ose dëgjuar shpesh në makinat Hybrid. Gjithashtu Levante Hybrid është 24Kg më I lehtë se sa ai me motor V6 por me ndihmen e sistemit Hybrid ajo arrin të ketë të njëjtën performance.
Ndryshe nga Ghibli, Levante ka të gjitha rrotat aktive edhe pse shumicën e kohes e ka 100% në aksin e pasëm, 50% shkon para kur I duhet.
0-100kph Maserati thotë se I kap për 6sek dhe ul ndotjen me 20% nga modeli V6.
Për sa I përket eksterierit, modeli facelift ka një grilë,drita të pasme dhe mbrapakolp të ri. Brenda tani ka një ekran të ri 8.4inch. Modelet Hybrid do kenë plot krom e gjithashtu qepje ngjyrë blu.
Cfarë mendoni për Levante Hybrid?
Maserati gjithmon ka pasur një design teper të vecant të cilin e ka mbajtur ndërvite. E vetmja gjë cfarë Maserati duhet të ndryshoj është interior I cili duket teper I vjetër duke konsideruar vlerën e makines e gjithashtu zhvillimin teknologjik.