Modelet e guximshme te 718 Style Porsche

Share with:


Porsche dhe shija e mirë nuk kanë qenë përherë miq të ngushtë – ngjyra të zymta, grafika të rënduara të trupit të makinave dhe interiore me linja kafe kafe. Menduam se këto dizajne i lamë pas në 80ën dhe 90ën, por…

Dyshja më e re e modeleve – 718 Boxster dhe 718 Cayman – të punuara pa shumë detaj, na ngjan paksa si rikthim i shijes estetike të dyshimtë. Porsche i ka quajtur modelet “Style” (me S të madhe),që më tepër tingëllon si një version i vjetër i hatchbackut të Vauxhall sesa një model Porsche.
Në fakt, Caymani gri nuk duket keq, por është rikthimi i rozës së viteve ’90 te Boxsteri ajo që na e prish pak qejfin. Normalisht dhe për këtë ngjyrë ka një precedent – është një bazim në nuancën e Ruby Star të 911 Carrera RS të gjeneratës 964. Porscheit me siguri është i bindur se është rikthyer në mode. Kujt ia merrte mendja…
Cfarë ofron tjetër edicioni i 718 Style Edition? Vetëm detaje estetike: vija në kapakun e bagazhit, shkrimi Porsche anash, rrota 50 cm të zeza (ose të bardha) me shkëlqim dhe marmite të zeza. Interiori ka lëzkurë të zezë, mbështetëse koke me stemën e Porsche dhe pragje të ndricuara.

Këto modele nuk kanë ndonjë risi mekanike – kemi të bëjmë me nje kambio manuale dhe 300PS (220kW) nga një motorr boxer 2 litërsh. Megjithatë, modelet ofrojnë një listë më të plotë në paketën standarte – fenerët bi-ksenon, kamerën e pasme, Apple CarPlay, timon dhe sedilje me ngrohje.

Modelet Style Edition fillojnë nga 4500 Euro më shtrenjtë se modeli bazë 718, gjë që e con Cayman në 60’000 Euro dhe Boxster në 62’000 Euro.

Share with:


protire