Share with:


Kur përmendim Volvon, direkt mendja na shkon për makinat më të sigurta në planet. Volvo mund të jetë prodhuesi i makinave numër 1 për sa i përket sigurisë së tyre në rrugë. Por që të meritosh këtë titull, kërkon shumë punë dhe testime, disa prej të cilave janë të vështira të kryen në realitet.

Ndaj Volvo ka avancuar në këtë fushë. Tashmë në vend të manekinëve, ajo po përdor njerëz. Jo në atë mënyrë që mendoni, por përmes teknologjisë më bashkëkohore të simulimeve 3D. Setup-i i prezantuar nga Volvo ditën e mërkurë përfshinte një përzjerje teknologjike të një realiteti virtual gërshetuar me zhvillimin 3D dhe reagimin e trupit të njeriut. Një kombinim i komplikuar por i nevojshëm për të garantuar sigurinë maksimale në ngarjen e makinës, sidomos në të ardhmën.

Setup-i përdor teknologjinë e fundit 3D nga platforma e njohur Unity me të cilën mund të ndërtohen modele 3D të çdo lloj mjedisi apo çdo lloj objekti përfshirë këtu dhe qëniet e gjalla si kafshët, por edhe kushtet e ndryshme të motit dhe dritës.

Kompania Finlandeze e pajisjeve të realitetit virtual, Varjo, bëri të mundur implementimin e modeleve 3D nga unity në një botë virtuale në të cilën shoferi mund të futej me anë të pajisjej Varjo XR-1. Avantazhi i kësaj pajisjeje ishte rezolucioni dhe cilësia më e lartë e figurës e parë në një realitet virtual. Cilësi të tilla i afrohen në maksimum realitet.

Volvo Cars “ultimate driving simulator” uses latest gaming technology to develop safer cars


Qershia mbi tortë ishte kostumi i Teslasuit, i cili bën të mundur që shoferi ose në këtë rast testuesi i sistemit të ndjejë çdo simulim të realitetit virtual në trupin e tij. Çdo vibrim, forcë goditëse, lëvizje dhe gjendje emocionale transmetohet në trupin e testuesit, sigurisht në doza më të vogla. Nga ana tjetër inxhinierët marrin të dhëna në kohë reale për reagimin e trupit të shoferit dhe marrin kështu informacione jashtëzakonisht të nevojshme për rritjen e rehatisë dhe shmangjen e aksidenteve fatale në të ardhmën. I gjithë testimi është po aq afër jetës reale sa është dhe lart rrezikshmërisë. I gjithë procesi është me 0 rrezikim nga ana e testuesve pasi është i gjithi virtual.

Ky setup mori emrin “Ultimate Driving Simulator” dhe u prezantuar në Volvo Open Innovation Arena, një përmbledhje e gjeni tek videoja e mëposhtme.

Share with:


protire