I lancuar nga Volkswagen dhe Audi DMT i Schimdt MotorSport, kjo ishte përgjigja e gjermanëve për WRX STi, Lancer Evo apo dhe Escortit Cosworth. Ajo vinte me sistem awd për rrotat dhe diferenciale të bllokueshëm elektronikisht, pra një makinë e kompletuar rally.
SMS modifikoi motorin 2.0L 16V Turbo për ta ndihmuar atë të shkojë në xhiro të larta pa problem. Ky motor mund të prodhonte 280kuaj dhe shumë kollaj mund të arrinte 300 që ishte limiti i Grupit A. Bloku i motorit ishte i gjithi prej alumini teksa fuqia transmetohej në rrota me anë të një kamio manuale me 6 marsha. Panelet e karbonit dhe kevlarit siguronin një peshë prej 1373 kg për versionin e rrugës.
Performanca ishte shume impresionuese për kohën. 0-100km/h për vetëm 4.2 sekonda dhe shpejtësia maksimale 250km/h
Prototipi origjinal kishte një bisht ekstrem që dilte nga tavani i makinës që gjithashtu kishte disa çarje ajri që e dërgonin ajrin tek frenat e pasme për ftohje. Çarje të shumta ajri gjendeshin dhe në pjesën e kofanos për të ndihmuar intercoolerin, turbon dhe motorin të merrnin frymë më lirshëm por edhe të ftoheshin më lehtë.
Fatkeqësisht ky prototip mjaft interesant nuk doli kurrë për publikun por vetëm dy copë arritën të dilnin nga fabrika. Një qëndron në garazhdin e SMS dhe tjetra në muzeun e VW. Shumë kopje u fabrikuan nga adhurues dhe inxhinier të mirë të VW por asnjë origjinale nuk ra në duar private.