Duke u frymëzuar nga lançimi i facelift-it të serisë 5, ALPINA po sjell një update në tregun e makinave. E ashtuquajtura ALPINA B5 Facelift 2020 sapo është prezantuar nga kompania dhe sjell një mori ndryshimesh si në stil ashtu edhe në shifra. Ka një pamje më të egër të serisë 5 të sapodalë, por është bazuar gjithashtu tek MPoëer. Fuqia i është rritur nga 608 kuaj në 621 kuaj dhe pamja është goxha më sportive.
Motori i njëjtë prej 4.4L V8 Biturbo ofron 800NM në të gjithë shtrirjen e xhirove të motorit, dhe inxhinierët e Alpina tregojnë se B5 ka fuqi lineare dhe torque fillon që në 2000rpm. Kjo e kombinuar me kamion automatike me 8 marsha Switch-Tronic nga Alpina mundëson shfrytëzim maksimal të fuqisë së makinës.
Për sa i përket disajnit të jashtëm, Alpina B5 ka marrë çarje ajri rreth 40% më të mëdhaja në pjesën e përparme që i mundëson një furnizim më të mirë me ajër të freskët V8-s.
Marmitat me dy dalje në çdo anë janë përshtatur në menyrë perfekte në mbrapakolpin perfekt të Alpina B5. Sigurisht nuk mungojnë dhe disqet tipike Alpina Classic 20″.
Si versioni i mëparshëm, B5 është mundësuar vetëm me kamion automatike me 8 marsha dhe sistemin xDrive, por të dyja janë të modifikuara nga Alpina. Një version ekstra është diferenciali limited-slip mekanik por i fuqizuar me material motorsporti.
Alpina B5 2020 Facelift do jetë në tregun europian në verë të këtij viti, ndërsa nuk do të jetë në tregun amerikan.