Valentino Rossi pritet të largohet nga skuadra e Yamaha-s në fund të sezonit 2020 të MotoGP dhe pritet të vendosë nëse do të dalë në pension apo jo. Skuadra Yamaha Factory Racing e ka konfirmuar ndarjen nga garuesi Valentino Rossi pas deklarimit të rekrutimit të garuesve Fabio Quartararo së bashku me Maverick Vinales për sezonin 2021 të MotoGP.
Yamaha pohon që e ka ndarë mendjen për punësimin e francezit të vogël dhe që ska më vend për Rossin në skuadër me të cilin Yamaha ka fituar jo pak po 4 kampionate botërore MotoGP. Italiani ndërkohë pritet të bëjë publike zgjedhjen e tij në lidhje me vazhdimësinë e karrierës, nëse do të tërhiqet përfundimisht nga sporti apo do të vazhdojë 2021 me skuadrën satelitore të Petronas SRT Yahama.
Garuesi Valentino Rossi ka kaluar plot 15 vite duke garuar për skuadrën e Yamaha duke fituar gara të panumërta. Ndarja e tyre ishte një ndarje plot emocion dhe përqafime, teksa Yamaha shprehet se do vazhdojë ta mbështesë garuesin me inxhinierinë e Yamaha-s si dhe duke i ofruar një Yahama YZR-M1 nëse ai e do një të tillë.