Share with:


Ka disa kombinime që janë sa të çuditshme, aq edhe të bukura. Shembull është ky kombinimi i trupit historic të një 190E të viteve 80 me shasinë, motorin dhe transmisionin e një C63AMG sedan.

I quajtur The Frankenstein Benz dhe i krijuar nga Piper Motorsport, nuk ishte e lehtë të bashkojë një kryevepër klasike me një mjeshtëri inxhinierike të kohëve moderne, duke u përpjekur të rruash karakterin e 190E. Për ti rënë shkurt, ky 190 Evo tashmë ka motorin, transmisionin, komplet linjën elektrike, sunspesionin, frenat, kroskotin si dhe dyshemenë e një C63 AMG i cili mori plot 5 vitë për tu mbaruar si proces. E gjithë historia që nga fillimi deri në përfundim është postuar me anë të një albumi me 163 foto në faqen e Piper Motorsport në facebook.

Si fillim ata janë munduar të ndërtojnë një mbajtëse për trupin e 190E ndërkohë që copëtonin shasinë e C63 W204 që ta përshtasnin për trupin e 190E. Kjo do të thoshte shkurtimi i gjatësisë nga aksi në aks dhe heqja e shumë strukturave përforcuese. I çuditshëm ishte fakti që kroskoti i W204 shkoi pa problem tek 190E.
U projektua një komandë qëndrore e personalizuar për 190E, u vendos pjesa e marshit bashkë me opsionet e kamios, dritaret elektrike dhe sigurisht sediljet bashkë me rripat e sigurimit.


Pjesa e motorit është komplet histori tjetër. Duke qënë se 6.2L V8 është më shumë se dyfishi i madhësisë së 4 cilindërshit origjinal, Piper Motorsport iu desh të zhvendosë disa ftohës vaji, të ri fabrikonte pjesën e përparme dhe të modifikonte cilindrin kryesor të frenave në mënyrë që të gjitha pjesët të futeshin nën kofanon e 190E. Ajo çfarë e komplikoi më shumë ishte nevoja për të zvogëluar sunspesionin e përparëm me 20mm.

Pas disa kohësh pushimi 190 Evo tashmë me pamjen e Evo II, mori gjithashtu një supercharger dhe panelet e poshtëm të C63. Qershia mbi tortë ishin dhe disqet nga fifteen52 me stilin e DTM klasike. Shifra performance nuk u bënë publike asnjëherë edhe pse u premtua nga kompania por padyshim që kjo është një kryevepër e veçantë nga Piper Motorsport.

Share with:


protire